Ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur arkivin personal për tu rikthyer 20 vjet pas në kohë, periudhë e cila lidhet edhe me spastrimet etnike që pushtuesit serbë po bënin mbi popullatën shqiptare në Kosovë.
Berisha poston një video kun shfaqet duke biseduar me refugjatët kosovarë në një kamp në qytetin e Korçës.
“Në Korçë, 20 vjet më parë një bisedë vëllazërore me refugjatët kosovarë të përzënë me dhunë nga pushtuesit barbarë serbë”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.