Rama çfarë bëri në shtëpi, bëri edhe në Shqipëri

Hënë, 10 June 2019 13:02

Kushdo që ka dëgjuar, lexuar apo kuptuar sado pak jetën e kryeministrit Rama, që prej hyrjes së tij aktive në politikë, më 1998, madje edhe pak më herët se kaq, e kupton dhe e ka shumë të qartë se jeta e tij private është pothuajse njësoj me jetën politike, madje me drejtimin e shtetit që po i bën prej mëse 6 vitesh.

Kryeministri ka ecur në po ato shina që ka lëvizur edhe jetën e tij private, rrumpallë e jetë e shfrenuar, pa kurfarë dobie publike, para përfshirjes në politikë, me ekzibicionet, dalldisjet, dhunën ndaj grave e bashkëjetueseve (paçka se sot paraqitet sikur ka dobësi për femrat dhe ka më shume se kurrë barazi gjinore, që në fakt nuk është gjë tjetër veçse shprehje e egos së sëmurë dhe dëshirës së shfrenuar për domunim të plotë ndaj seksit të dobët), përfshirjen e njerëzve të arfërm në jetën politike, rrethit shoqëror e ata që i servilosen, ndërtimin e lidhjeve me elementë të dyshimtë kriminalë dhe përfitimin sa të mundi prej tyre. Asgjë nuk është serioze dhe asgjë nuk duhet marrë serikozisht nga lëvizjet, fjalët apo protagonizmi i tij i dhunshëm. Qoftë në paraqitje, duke shkelur normat dhe protokollet ndërkombëtare, qoftë në ato që thotë e bën, duke krijuar armiq e mosbesim jo vetëm brenda por edhe tek miqtë dhe aleatët tanë perëndimorë, Edi Rama ka manifestuar dhunshëm egon e tij të sëmurë për dominim total, duke nisur me propagandën e me njerëzit që i ka nënshtruar, duke mos respeketuar asnjë vlerë e asnjë person historik.

Bën çfarë i thotë mendja atij, nuk pranon kurrë këshilla dhe zgjedh gjithmonë rrugën që ka më shumë kosto, sepse nuk paguan kurrë.

Modifikuar më Hënë, 10 June 2019 17:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...