-Pas këtij veprimi kryeministror pritet të dalë edhe Elisa Spiropali me një status shkatërrues dhe dërmues, bile me Ylsi Manjën, të kërkojnë shkarkimin e presidentit maqedonas nga parlamenti i Myslim Murrizit dhe Kujtim Gjuzit!
-Pasi ka dreqosur qeverisjen dhe situatën politike në Shqipëri, duke e çuar vendin drejt një konflikti civil, Edi Rama ka nisur të hap fronte të tjera tensioni në Ballkan. Rasti më i fundit është dje, kur me një gjuhë aspak diplomatike, kryeministri i Shqipërisë sulmoi presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Pasi ka dreqosur qeverisjen dhe situatën politike në Shqipëri, duke e çuar vendin drejt një konflikti civil, Edi Rama ka nisur të hap fronte të tjera tensioni në Ballkan. Rasti më i fundit është dje, kur me një gjuhë aspak diplomatike, kryeministri i Shqipërisë sulmoi presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. “Presidenti Pendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve në zhvillimet demokratike dhe rrugën europiane të shtetit mik. S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”,- shkroi Rama, në një postim në Tëitter. Reagimi u publikua edhe në anglisht nga kryeministri, si për t’i dhënë jehonë më të madhe në kancelaritë e huaja kërcënimit të Tiranës ndaj Shkupit. Kryeministri shqiptar kritikonte kreun e shtetit të vendit fqinj për një deklaratë që ka bërë dy ditë më parë në median e Bashkimit Europian, “Euroactiv” lidhur me vendimin e BE për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Kemi bërë detyrat që na janë kërkuar, kemi firmosur edhe mrekullinë politike që ishte marrëveshja me Greqinë. Problemi më i madh tani është bashkimi i vendimeve me Shqipërinë. Nuk ka politikan në Europë të na thotë se nuk i meritojmë negociatat. Kurse Shqipëria përballet me një kaos të vërtetë. Opozita ka dalë nga institucionet dhe situata sa vjen e tensionohet. Pra si mund të krahasohemi?”,– deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut. Dhe në të vertetë Maqedonia e Veriut kreu një akt të madh historik që nuk mund ta kryentë njeri. Ranë dakort me Greqinë për emrin e shtetit të ri. Realisht e meritojnë statusin, por duket se Brukseli ka hallin se Shqipërisë, ku ka plasur kriza dhe synonte ti jepte të dyja shteteve në një ditë statusin. Por Shqipëria po shkon në përplasje. Ndaj Shkupi u mbrojt duke thënë se mos na barazoni me Shqipërinë. Nuk duam të marrim në mbrojtje deklaratën e presidentit të Maqedonisë së Veriut, përkundrazi si shqiptar sigurisht që nuk ndjehemi mirë kur edhe fqinjët na tregojnë sesa pas kemi mbetur me procesin e integrimit në BE. Por në deklaratën e tij, Stevo Pendarovski nuk ka fyer shqiptarët, nuk ka sulmuar qeverinë “Rama” dhe as ka shkaktuar ndonjë incident diplomatik. E thënë thjesht, ka mbrojtur interesat e shtetit të tij, kur i kërkon Bashkimit Europian se për shkak se në Shqipëri ka një krizë të fortë politike, kjo nuk ka përse penalizon Maqedoninë e Veriut, që sipas KE i ka realizuar reformat. Në vend që Edi Rama t’i lëshohet presidentit të një vendi tjetër me paralajmërime dhe me fjalorë jo diplomatik, duhet që më parë të pyesë veten, çfarë ka bërë gabim në qeveria e tij këto vite, derisa Maqedonia e Veriut është më afër BE-së sesa Shqipëria sot? Ndërkohë në 6 vite të qeverisë “Rama” , Shqipëria ka bërë gjithmonë e pas, derisa kemi ardhur në pikën që sot diskutohet edhe ndarja nga procesi i integrimit të vendeve të gjithë rajonit. Dhe ideja e ndarjes nga integrimi në bllok, bashkë me Maqedoninë, nuk po hidhet sot për diskutim nga Stevo Pendarovski, por ka lindur disa muaj më parë edhe në kancelaritë e BE, pasi në qeveria “Rama” dështoi me reformën në drejtësi, me luftën kundër krimit dhe shtoi ngarkesat e drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE. Ndaj edhe negociatat janë shtyrë çdo vit, jo se BE nuk do të pranojë Shqipërinë, por sepse qeveria “Rama” ka treguar se në vend të reformave vetëm ka shtuar zullumin. Edhe pse në PS u duket normale që negociatat po shtyhen vit pas viti, fatkeqësisht Shqipëria po ndjek shembullin e Turqisë duke u larguar gjithnjë më shumë nga BE.
Ky nuk është faji as i shqiptarëve dhe as i BE, ky është faji kryesor i qeverisë “Rama”. Ora e llogarive po vjen dhe këto javë Bashkimi Europian do të marrë vendimin lidhur me Shqipërinë. Kryeministri e ka ndjerë se përgjigja do të jetë e hidhur dhe ndaj është lëshuar të gjejë armiqtë e radhës. Ideale për të do të ishte të sulmonte opozitën si bllokuese të integrimit. Por opozita nuk është në zgjedhje dhe as në parlament e dështimin me reformat s’mund t’ja kërkoj Myslim Murrizit dhe Kujtim Gjuzit. Meqë opozitën nuk ka si e sulmon për negociatat dhe armiku i radhës është gjetur të fqinjët në rajon. Ndaj dje sulmoi presidentin e Maqedonisë së Veriut, me të njëjtën gjuhë që sulmon këto ditë Presidentin Shqiptar, Ilir Meta. Mesa duket Edi Rama ka një problem me gjithë presidentët, po të kujtojmë se edhe me Donald Turmp ishte dikur pjesë e sulmeve të tij. Sulmi i djeshëm i Ramës kishte dhe elementët e një shashke zhurmuese për të tërhequr vëmendjen nga kriza e rëndë dhe pragu i konfliktit në Shqipëri. Socialistët tani do merren me “armiqtë e jashtëm” që po pengojnë integrimin e Shqipërisë duke tentuar të largojnë vëmendjen nga fushata e turpshme që po bëjnë pa opozitën. Por edhe këtë lëvizje se ka menduar aq mirë, pasi gjithë ndërkombëtarët po i kërkojnë të zgjidhë sa më parë krizën në Tiranë, jo të krijojë telashe të reja rajon.
Strategjia e sulmit që po ndjek Rama është dhe një fyerje ndaj atyre pak qytetarëve që ende i besojnë se e ka seriozisht qeverisjen. Negociatat hapen me reforma, jo me shantazhe ndaj fqinjëve. Nga mënyra e reagimit të kryeministrit, pritet që në raportin e radhës së Komisioni Europian t’i vendosë dhe një tjetër kusht Shqipërisë, rregullimin e marrëdhënieve me fqinjët. Në këtë mënyrë, jo vetëm nuk e kapim më Maqedoninë e Veriut për në BE, por do të mbetemi edhe pas Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Pas këtij veprimi pritet që të dalë edhe Elisa Spiropali me një status shkatërrues dhe dërmues, bile me Ylsi Manjën, të kërkojnë shkarkimin e presidentit maqedonas nga parlamenti i Myslim Murrizit dhe Kujtim Gjuzit!
Qamil Xhani