Arta Marku sëmurë si i gjithë sistemi

Hënë, 17 June 2019 16:25

Arta Marku, vetëm pak orë para se ‘Bild’ të shkaktojë tërmet me dosjet e famshme ku përfshihet qeveria e Edi Ramës, nuk është paraqitur në seancën e sotme të Parlamentit për të raportuar siç ishte parashikuar. Pritej me mjaft interes raportimi i sotëm i kryeprokurores së ashtuquajtur e përkohshme, Arta Marku, e cila do të bënte bilancin e punës së organit të akuzës për vitin 2018 ku ne fakt i vetmi bilanc i saj ishte vetëm përdorimi politik nga Rama kundër opozitës. 

Pika më e nxehtë e punë së prokurorisë është dosja 339 dhe hetimi i saj sidomos pas daljeve të përgjimeve nga gazeta më e madhe në Europë Bild, e cila po sot pasdite do nis serinë tjetër të publikimeve. Gjithashtu Marku do të raportonte edhe për arrestimet e shumta të bëra kohët e fundit ndaj protestuesve të opozitës. Por duet se në këtë situatë kryeprokurorja Marku, “papritur është sëmurë” dhe nuk do të marrë pjesë siç ishte parashikuar në kalendar në seancën e sotme.
E vërteta është se Arta Marku është e sëmurë si i gjithë sistemi ne fakt.
Argumenti i saj është se është sëmure krejt papritur, por dyshimet janë shtuar pasi kjo mos paraqitje mund të lidhet me atë që paralajmëron për sot Bild.
E natyrisht shpiku te qenit e sëmurë për faktin sepse Arta Marku nuk ka se çfarë të raportojë në Kuvend madje dhe sot ishte thirrur për spektakël dhe përdorur kundër opozitës.
Kjo është krejt e vërtet pasi për çfarë do raportonte Marku sot në Parlament. A do të mund të fliste ajo për luftë kundër krimit, kur ai po bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë ku policia dhe drejtësia janë inekzistente që të dyja nën urdhrat politikë. Me Arta Markun në krye të akuzës nuk kemi asnjë të dënuar nga bandat që po varfërojnë Shqipërinë së bashku me ata që kanë sjell në pushtet dhe janë bërë si shushunja në kurriz të shqiptarëve të ndershëm si dhe me Arta Markun nuk kemi asnjë hapje të sosjes së korrupsionit si dhe çfarë është më e rëndësishmja dhe vjedhjes së votave, dosjet tejet të nxehta 339 dhe 184. Arta Marku e ka merituar mbështetjen politike të PS duke treguar se është një ushtare e bindur e kësaj force politike, por bindur plotësisht ndaj Ramës dhe Rilindjes ka treguar se është jo vetëm mos moshapjen e dosjeve të nxehta, por dhe hapjen e proceseve politike kundërshtareve të Rilindjes. Prej ardhjes së Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme organi i akuzës ka hapur veç procese politike.
Nuk kishte se si te ndodhte ndryshe kur zgjedhja e Arta Markut është personifikimi i shkatërrimit te Reformës ne Drejtësi, e cila shkojë në atë zyrë që mban sot e zgjedhur vetëm më 69 vota PS, e zgjedhur në mënyrë të njëanshme mes tymit dhe flakëve ne dhomën e legjislativit.
Është vërtetë e sëmurë, apo është marre ‘peng’ nga gangsterët në qeveri që të mos paraqitet për të dëshmuar për dosjet në fjalë?

Modifikuar më Hënë, 17 June 2019 18:36
Login to post comments