Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot dhe është bërë publike. Si kurrë më parë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka shantazhuar drejtpëdrejt kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky ministër ka shkelur çdo ligj dhe rregulli në fuqi, duek lajmëruar verbalisht kreun e opozitës se i kërcënohet jeta.Madje ministri i ka kërkuar shoqëruesit të zotit Basha, punonjës i Gardës së Republikës, që t’i kthejë përgjigje me gojë e jo me shkrim, nëse PD vlerëson se kërkon masa shtesë sigurie.
Këto veprime flagranrte, flasin hapur jo për një shtet normal, por për një shtet ku qeverisin bandat dhe krimi. Përse z. Lleshaj duhej të takohet e t’i kërkojë shoqëruesit të Bashës informacione?! Pse nuk vepron sipas ligjit dhe të informojë strukturat më të larta apo ato që ka në varësi?! Nga i mori informacionet Lleshaj se Bashës i kërcënohet jeta? Aq më tepër që ky ministër e ka treguar edhe më parë me veprimet e tij urrjetjen që ka për opozitën dhe kundërshtarët politikë, pasi ka përdorur dhunë, gaz dhe kërcënime të hapura edhe ndaj drejtuesëve të saj, deri tek anëtarët më të thjeshtë. Ka një urrjetje të shqiptarit për shqiptarin. Dhe e gjitha kjo bëhet për të mbrojtur bandën kiminale që qeveris, sektin e PS që ka marrë peng vendin.