Konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhënë dje në orën 8 të mëngjesit, është një nga aktet madhore në këto kohë të turbullta. Kohët, sigurisht, do të ishin të qeta sikur të mos turbulloheshin nga mbetjet toksike të komunizmit siç është banda e Rilindjes. Të vërtetat e presidentit të Republikës shfaqën tek Rilindja nevrasteninë e zakonshme që karakterizon jo vetëm liderin suprem, por të gjithë nevrastenikët, njerëzit në formë pelteje, karaktere të shthurura, konkubinat dhe çdo lloj prurje tjetër të bandës që ka ardhur sipas shijes së kryetarit. Akti madhor i Presidentit të Republikës me dekretin për datën 30, por mbi të gijtha me thënien në sy të të vërtetave, si çdo gjë tjetër, e çakërdisi liderin suprem. (Çudi se ai nuk para çakërdiset kollaj?!)
Të vërtetat e Presidentit të Republikës ishin:
- E vërteta për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që tashmë është transferuar në një minibandë që nuk është gjë tjetër vetëm një organizatë socialiste.
- Raporti real ligjor i aktit të turpshëm të dërguar në Kolegj dhe efekti nul i këtij akti. Kolegji zgjedhor, sigurisht me një sjellje banditeske nuk e thirri as si palë në gjyq presidencën.
- Presidenti i Republikës mbetet i angazhuar për mbrojtjen e pluralizimit dhe nuk do lejonte zgjedhje me një parti.
- Presidenti i Republikës, duke qëndruar deri në fund dhe me vendosmëri aktit të tij për dekretin e ri për zgjedhjet, dhe banda e Rilindjes le të merret me ç-në, tregoi integrimtetin e fortë të institucionit të Presidencës dhe ndërkohë vendosmërinë për çdo lloj forme zgjidhjeje të krizës që ka kapluar Shqipërinë po mbi të gjitha demonstroi angazhimin për mbrojtjen e Republikës.
Dhe përballë këtyre të vërtetave të mëdha është banda e Rilindjes, një mbeturinë që qelbet erë nga komunizmi, të rinj në dukje në moshë, por të rrudhur nga kokaina, heroina, pasha e krimeve dhe vjedhjeve dhe kujtojnë se ca lakej nëpër media dhe ca kanale jashtë Shqipërisë do t’i shpëtojnë.
Asnjë avokat, qoftë edhe me 7500 euro ora, nuk ka ç’t’i bëjë më kutërbimit të erës së kësaj kufome politike që ka mbytur Europën e dalëngadalë po kapërcen Atlantikun./55news.al