Votimet dhe fundi i eksperimentit radikal të Soros

Diel, 30 June 2019 10:09

Pas fitores së presidentit Donald Trump në SHBA, filloi të ndihej lëvizja që do të trondiste jo vetëm Uashingtonin. Një lëvizje e bazuar në dy thënie, ose më saktë, premtime të presidentit amerikan gjatë fushatës, të theksuara fort dhe në fjalimin e tij të inaugurimit më 20 janar 2017.

Së pari, presidenti Trump i kishte shpallur luftë një establilishmenti të vjetër dhe së dyti, shprehimisht ai deklaroi: “I ëill draing the sëamp” (Do ta thaj kënetën), që përsëri e kishte fjalën për një tjetër estabilishment, (ujë të ndenjur) në Uashington. Pasi Donald Trump mori presidencën, disa të thëna interesante dolën lidhur me disa finacime në Ballkan për degët e fondacionit “Soros”, kryesisht në Maqedoni dhe Shqipëri. Ishin para të taksapaguesëve amerikanë që nëpërmjet USAID-it kanalizoheshin nga ambasadat te Fondacioni “Për një Shoqëri të Hapur” i G. Sorosit.

Gjashtë senatorë të nderuar të Senatit Amerikan përgatisin një informacion, duke i kërkuar Departamentit të Shtetit, Sekretarit të Shtetit të asaj kohe, Rex Tillerson, në mars 2017-s, një investigim lidhur me miliona dollarë të taksapaguesëve amerikanë që kanalizoheshin me organizata të majta për të ndërhyrë në politikën e brendshme të shteteve në Ballkan. Përgjigja ishte, se kurrë ndonjëherë në historinë e SHBA, që një drejtor i nivelit më të ulët në Departamentin e Shtetit, fyen 6 senatorë të Senatit të SHBA: “Go hicking!”.

Për atë që dinë të lexojnë se çfarë po ndodh sot në glob, por për ta bërë më të qartë, nga Uashingtoni në Europë e Ballkan, asnjëherë ndarja mes të majtës dhe të djathtës nuk ka qenë kaq e thellë. Pas veprimeve në mbojtje të integritetit dhe sovranitetit të vendit të tij, të politikanit të shquar Viktor Urban, kryeministër i Hungarisë, do të ishte zv/kryeministri i Italisë dhe ministri i Brendshëm, Mateo Salvini, i cili do të ishte i qartë për krizën e refugjatëve në Evropë, duke i cilësuar ato “taksitë e Sorosit”.

E djathta në Europë është shumë e qartë mbi rolin dhe pasojat e eksperimenteve të Sorosit në Europë. Europa që iku, fitorja e thellë e së djathtës ishte pasqyrë e qartë se program kishte George Sorros dhe si përdori shumë europarlamentarë në BE në fuknision të axhendës së tij.

Në Shqipëri eksperimenti mori përmasa radikale. Edi Rama, si një gjetje e tij, me mbështetjen e G. Sorosit, arriti të shkatërrojë ekonominë e vendit të thellojë në mënyrë drastike ndarjen e thellë në përmasa të komunizmit modern, megjithëse komunizmi një fytyrë ka, thjesht sot vishet me “Armani”, pra të përçudnojë shoqërinë civile. Aq perfide ishte kjo ndërhyrje në dekada por që arriti kulmin me përdorimin për shkatërrimin e të drejtave të njeriut dhe kthimin e reformës në drejtësi në një maskaradë, sa mund ta konsiderosh sot shoqërinë civile shqiptare, me frymëzimin sorosian në grupe paramilitare të Rilindjes. Arriti të degdisë 600 mijë shqiptarë e të boshatisë vendin, dhe siç e kemi theksuar më parë, në mënyrën më absolute, si kurrë ndonjëherë në historinë disa dekada të ndërhyrjes së tij Shqipëria është rasti i parë që ai ka blerë një vend tërësisht për veten e tij.

Praktikisht Rama e ka kthyer vendin në një oborr të pasmë të filozfisë së G. Soros. Eshtë hera e parë në historinë e marrëdhënieve mes dy vende, që për shkak të këtij rrjeti, një kryeministër dërgon në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e delegacionit, trafikantin e lëndëve narkotike, si Saimir Tahiri, dhe askush nuk guxon e të thotë qoftë edhe një fjali. Eshtë hera e parë që segmente të caktuara kërkojnë ta kthejnë marrdhënien e mrekulleshme mes dy vendeve thjesht në një marrdhënie konsullore me dhënie apo heqje vizash. Pse? Sepse këtu të katandis kjo frymë e ky rrjet. Por shqiptarët e kanë të shenjtë marrëdhniet me SHBA dhe s’mundet kurrë asnjë fondacion privat që çfarëdolloj grupi gangsterësh me emrin Rilnidje të financojë, të mund të arrijë të shuajë vokacionin properëndimor dhe proamerikan të vendit. Të gjitha qasjet politike, kombëtare e ndërkombëtare në funksion të kësaj filozfie, pra, soroistes, po shpërbëhen tashmë një nga një, ashtu si kundër kriza politike në Shqipëri po zbërthen qartë se është Rama që nuk e do reformën, se është Rilindja që bllokoi integrimin. Fundi i marrëzisë së Ramës është e gjithë domethënia e krizës që ka mbërthyer vendin. Shqiptarët janë të ngopur për mbi 50 vjet me pushtetin në dorë të një njeriu dhe të një byroje politike që mund të ndërrojë fytyrë e mund të marrë atë të Tao Ballës por qëllimi është i njëjtë.

Edhe procesi i sotëm i votimeve që po zhvillohet në vend është në këtë drejtim. Në drejtimin e degjenerimit të një qeverisjeje dhe shndërrimit të saj në sistem monist. Me zgjedhjet sot po kryhet akti i fundit i kësaj bande në qeverisje që po shkon drejt fundit. Shndërrimi në sistem të kapur nga një bandë ishte qëllimi por destinacioni është i sigurt. Këto ngjarje në Shqipëri tregojnë se po merr fund eksperimenti radikal i G. Sorosit në Shqipëri, siç mori fund në Maqedoni. /55neës.al

Modifikuar më Diel, 30 June 2019 15:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...