Çdo ditë që kalon nxjerr në pah mashtrimet, korrupsionin, aferat dhe marrëveshjet e fshehta të kryeminisrit Rama dhe qeverisë së tij. I ligjshëm dhe i drejtë reagimi i sotëm i kreut të vendit, presidentit Meta, kur foli për rrezikun e demokracisë në vend nga SOROS-i dhe krijimin e strukturave të një shteti paralel nga Rama me ndihmën e fondacioneve të multimiliarderit, që për fat të keq janë mbështetur dhe nga autoritete ndërkombëtare. Tashmë është e qartë se me ardhjen në pushtet të Ramës, i cili ishte investim direkt i Sorosit, vendi u kanabizua nga veriu në jug, nga lindja në Perëndim. Nuk është rastësi që edhe nëdrkombëtarët nuk folën, se edhe ata ishin investim i Sorosit. Gjatë 6 viteve të qeverisjes së Ramës Shqipëria u kthye në një vend eksperimenti, pikërisht pasi Edi Rama, kishte mbështetjen e G. Sorosit, dhe arriti të shkatërrojë ekonominë e vendit të thellojë në mënyrë drastike dhe të degdisë 600 mijë shqiptarë dyerve të Evropës.
Dhe nuk është po ashtu aspak rastësi që edhe ministri i Berndshëm, Saimir Tahiri, i përfshirë në trafikun e drogës dhe kanablizmit, ishte pjesë e delegaciomnit dhe u fut në Shtëpinë e Bardhë. Eshtë hera e parë në historinë e marrëdhënieve mes dy vende, që për shkak të këtij rrjeti, një kryeministër dërgon në Shtëpinë e Bardhë, pjesë e delegacionit, trafikantin e lëndëve narkotike, si Saimir Tahiri. Ja pr apse Tahri u fut në Shtëpinë e Bardhë, si investim direkt i Sorosit.