Sot parlametni ilegjitim po përpiqet të shkakrojë presidentin e Republikës, z. Ilir Meta. Eshtë hera e parë që ndodh një gjë e tillë në një parlament demokracie, por që nuk ka asnjë lidhje me demokracinë. Ky parlament ka më shumë ngjashmëri me veprimet e nismat e veteame parlamentin e kohës së diktaturës se sa me parlamentin e demorkacisë. Një nismë e tillë antiligjore, qesharake dhe për më tepër e pakuptimtë, nga një parlament që nuk ka më as seriozitetin e as ligjshmërinë për të qëndruar, e thellon edhe më tej krizën e vetë qevirisjes socialiste. Gjithçka është e dirigjuar nga kryeministri i marrë peng nga sekti i Rilindjes. Ky njeri që me ardhjen e tij në pushtet, e ktheu Parlamentin nga një sallë demokracie në një sallë ku hyjnë e dalin kriminelë, nga ata që kanë ekzekutuar me plumb pas koke që diktaturë e edhe sot në kohën e demokracisë, e mbushi atë me deputetë të sponsorizuar nga kanabisi, droga e krimi, me analfabetë funksionalë me diloma të blera me para droge e krimi, nga mjeranë që nuk kanë asnjë lidhje me politikën por që u erdhi dita falë makinacioneve e kulisave të jenë pjesë e atij parlamenti, për të mbrojtur pronat, paratë dhe interest e tyre jo të popullit. Eshtë e turtpshme që të shikosh sot një sallë të tërë që shkon pas kryetarit, sepse këtij të fundit iu thyen hundët nga qëndrimi stoik dhe i vendosur i Presidentit për të mos lejuar zgjedhje moniste në demorkaci. Rama bëri çmos, duke bindur e blerë ndërkombëtarë, duke kërcënuar e sharë deputetët e vet, apo edhe duke paguar për deputetët mercenarë që sot të arrijë numrin e duhur për të shkarkuar Presidentin legjitim, kushtetues, që ka vendi dhe që ka gjetur një përkrahje në popull madje e tek ajo pjesë e ndëerkombëtarëve që janë kundër qeverisë së drogës e krimit, kundër parlamentit më mjeran që ka pasur ky vend. Çfarëdolloj vendimi që të marrë ky parlament sharlatanësh, nuk ka rëndësi, por e nesërmja do t’i dregojë me gisht, si parlamenti i turpit, parlamenti që ve interesat e kryetarit mbi ato të shtetit.