Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një nga fjalimet më të turpshme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Me një gjuhë fyese dhe denigruese ndaj Presidentit të Republikës, Edi Rama ka tejkaluar çdo etikë politike njerëzore, politike dhe kushtetuese. Në gjithë qëndrimet e kryeministrit, nuk kishte asnjë qëndrim politik apo argumentues, por mllef njerëzor, etiketime rrugësh dhe reagim jashtë standardeve.
Edi Rama e cilësoi Presidentin si armik të Parlamentit, armik të Kushtetutës, anti-amerikan, dhe anti-BE. Fjalimet e kreut të qeverisë, mund të gjejnë krahasim vetëm me fjalimet e periudhës së komunizmit, kur në Presidiumin e Kuvendit Popullor bëhej gjyqi publik ndaj armiqve të popullit. Të njëjtën gjuhë si propagandistët e komunizmit përdori edhe Edi Rama, duke dëshmuar jo sjellje kryeministri, por shfaqjen më arrogante të një kryetari qeverie.
Edi Rama foli sot jo me gjuhën e logjikës, jo me dinjitetin e një kryeministri dhe aspak si një ish-aleat i Ilir Metës.