Për ata që nuk kanë shumë informacion Robert Mugabe ishte president i Zimbabves (1987-2017) në Afrikë, diktator i egër 40 vjet në pushtet (1980-1987 si kryeministër) dhe njeri i akuzuar deri edhe për krime lufte. Ka vrarë mbi 10 mijë civilë dhe burgosur e torturuar me qindra mijëra të tjerë. 40 vitet e tij në pushtet janë të lara me gjak e korrupsion. “Çuditërsiht” në standartet e Afrikës është kthyer sot Shqipëria në Ballkan. 6 vitet e Rilindjes, nga kanabisi, varfërimi ekstrem i shqiptarëve, ikje masive drejt perëndimit, burgosjet e kundërshtarëve politikë nga banditët e Rilindjes, shkatërrime pronash dhe trajtim prej Mugabeje, të qytetarëve shqiptarë nga Bregu i Lumit, te Astiri, dhe sot te Teatri Kombëtar janë tabloja më e qartë e këtij “realiteti” afrikan. Mugabe i Afrikës njihet, diktator i egër dhe manjak i parave të korrupsionit. I njëjti format është edhe në Shqipëri: Urrejtje për lirinë, urrejtje për demokracinë, urrejtje për kulturën kombëtare dhe një manjak i parave të korrupsionit.
Vrasjet shtohen me shifra të frikshme, mos përmendim dëmet kolaterale dhe trafikut të kokainës dhe heroinës. Pra, vrasje në emër të këtij trafiku. Në mesazhin e tij të fundit për Teatrin, Rama dëshmoi se ka lidhje me larine, sa ka Mugabe me demokracinë! / 55news.al