Reforma në drejtësi vetëm për burrin e Ermonelës, vëllain e Eglantinës dhe kunatin e Mimit

E Enjte, 01 August 2019 13:56

Me sa duket reformës në drejëtsi po i vjen fundi. Kanë mbetur edhe pak njerëz për t’u sistemuar dhe me siguri vjeshta do të jetë e artë, madje do kapet edhe ai peshku i madh i Donald Lu-së. Të gjitha bateritë e Rilnidjes janë fokusuar tek e ashtuquajtura “reformë në drejtësi”. Shqiptarët janë nghrysuar e janë gëdhirë me këtë togfjalësh, a thua se nuk kishin halle të tjera dhe se ”pas reformës në drejtësi” do vijë edhe dita e tyre?!!

Që nga 2013, për gjashtë vjet me radhë, kemi dëgjuar që kjo reformë do të na shpëtojë nga tranzicioni i gjatë nga droga që e luan vetë Rilindja, nga ekonomia në kolaps, nga borxhi i brendshëm mbi 85%, nga grupet e kokainës, që sapo të kapen peshqit e mëdhenj e të vegjël, Shqipëria, sa hap e mbyll sytë, do të ishte një Zvicër e dytë.   

Askush nuk e ka mohuar rëndësinë e kësaj reforme megjithëse ajo që në embrion të saj nuk erdhi si një pakt kombëtar i këtij vendi, të cilit i duhej aq shumë, por erdhi si një nismë e një fondacioni privat. Dhe gjithçka fillon tek origjina. Tentakulat e këtij fondacioni në Shqipëri e paraqitën Ramën si shpëtimtari i kësaj reforme, ku në fakt ai ishte keqpërdoruesi i saj, dhe arriti jo vetëm ta shpartallojë, por edhe ta kapë, madje edhe ta banalizojë.

-Pas votimit me 140 vota të ndryshmeve kushtetuese në vitin 2016, Rama i vuri shkelmin të gjithë marrëdhënieve me opozitën duke e përjashtuar atë nga çdo lloj aksioni dhe iniciative tjetër për hapat e mëtejshme që do hidheshin në këtë reformë. Qëllimi ishte vetëm një: ky ishte kryeprokurori, ku ishte Gjykata e Lartë, ky ishte Gjykata Kushtetuese.

-Zgjedhja e vartëses së Ulsi Manjës, Arta Markut si kryeprokurore, theu çdo lloj pakti nëse mund ta quajmë kështu, mes forcave politike, për të ecur bashkë në këtë reformë.

-Caktimi i Gent Ibrahimit në kryer të KLP-së, jo vetëm që është jashtë çdo lloj komporomisi. Po ashtu edhe investimi poltik për të bërë burrin e Ermonela Felajt prokuror.

Sot mësohet se edhe ish-Këshilltari i Ramës dhe vëllai i ish-ministres së Turizmit Eglantina Gjermeni, Artur Metani është kualifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të qenë juristi, i cili do të kontrollojë sistemin e drejtësisë.

Me pak fjale kjo “reforma në drejtësi” paska qenë vetëm për burrin e Ermonelës, vëllain e Eglantinës dhe kunatin e Mimit.

Modifikuar më Premte, 02 August 2019 11:06

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...