Zbardhet takimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, ambasadori gjerman: Komponent i rëndësishëm i zbatimit të reformës në drejtësi

Premte, 28 February 2020 14:26

Zbardhet takimi që u zhvillua dje mes ambasadorit gjerman në Tiranë, Peter Zingraf dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani. Përmes një njoftimi për mediat, mësohet se ky ishte takimi i parë mes dy zyrtarëve

Gjatë fjalës së tij, diplomati gjerman theksoi se me emërimin e Metanit në këtë detyrë vendos një tjetër komponent i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

“Unë e falënderoj Artur Metanin për bisedën interesante dhe e përgëzoj atë për detyrën e tij të re të rëndësishme dhe me shumë përgjegjësi. Me emërimin e tij u vendos një tjetër komponent i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të kontribuojë me punën e tij në integritetin, profesionalitetin dhe pavarësinë e gjyqësorit shqiptar. Një sistem disiplinimi dhe inspektimi funksional dhe i pavarur, që shoqëron procesin e Vetingut – edhe më pas – do të jetë një element vendimtar për të siguruar në mënyrë afatgjatë besimin e popullsisë në një sistem drejtësie me integritet.”, tha ambasadori gjerman.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...