Vetëm para pak orësh Kryeministri Rama na ‘habiti’ me një projekt të ri, i cili sipas tij do na shndërrojë Sarandën.
Ky njeri, që nuk njeh asnjë koncept tjetër urban përveccse betonizimit mëton të na tregojë të ardhmen se gjoja na qenka zhvillim betonizimi i gjithë vijës bregdetare të Shqipërisë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Rama na ka zbuluar projektin e ndërtimit të vijës bregdetare në Sarandë. Duke u shprehur entuziast për transfrormimin që sipas tij ka marrë qyteti I Vlorës falë Lungomares, investimi në Sarandë thotë Rama, do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike. Ai njofton gjithashtu se sapo ka përfunduar procedura dhe se puna për zbatimin e këtij projekti nis në shtatorin e ardhshëm.
Ky njeri nuk njeh asnjë skrupull dhe nuk ka fije respekti për vendin dhe qytetarët që drejton. Po si mundet ta përmendësh si një projekt pozitiv ‘lungomaren’ e Vlorës. Ndërkohë që Vlora po vuan edhe sot e kësaj ditë atë shpifësirë, që është një tmerr i pushuesve.
Po t’i e shkatërrove atë qytet, që Zoti i ka falur bukuri të pashtershme. Të njëjtën gjë do të bësh edhe me Sarandën?!
Boll e betonizuar është Saranda. Nuk ka nevojë më për ‘projektet’ e tua të dyshimta. Pa lë na e prezanton edhe si e ardhmja. Kjo është vetëm e shkuara e Ramës, që prej ditës së parë kur ka marrë një pozicion drejtuesi: Shkatërroi Tiranën, shkatërroi Vlorën ku edhe është zgjedhur deputet dhe po tenton të bëjë të njëjtën gjë edhe me Sarandën.