‘Thesi’ i Rilindjes…

Tuesday, 20 August 2019 12:55
Nga Kastriot Islami 
 

Edi Rama sa herë fut dorën në ‘thes’ nxjerr; i) kriminel a trafikant; ii) të korruptuar a oligark; iii) pinjoll të nomeklaturës së lartë komuniste a të birin/ bijën e ndonjë ‘gallosheje’ të vjetër; iv) dikë me diplomë false, arsim të pambaruar apo injorant; v) pervers, manekin a kukull të gatshëm të bëjë gjithçka i thuhet.

Sepse ky është ‘rezervuari’ i burimeve njerëzore të cilin Rama përdor për qeverisjen e tij. Sepse ky është modeli i qeverisjes së tij, të ngritur mbi bazën e një filozofie të mbështetur te paaftësi e injoranca, lidhjet me krimin, korrupsionin e trafiqet, perversitetin, servilizmin e klientelizimin, lidhjet me ish-nomeklaturën e lartë.

Prandaj Rama është I ‘pagabueshëm’ dhe konsekuent më rrugën e tij të zullumeve e të marrëzive. Rama përpiqet te distancohet nga individët e përzgjedhur prej vetëm kur ata kapen mat dhe kjo mund të rrezikojë pushtetin e tij personal.

Por gjithçka e kryer nga Rama është me ndërgjegje të plotë dhe e programuar. Thënë ndryshe, Rama e ka të pamundur të shpëtojë nga rrethi i ‘vdekjes’ që ka ngritur vetë dhe në të cilin do të mbetet peng deri në fundin e tij ‘fatal.

Rama do të rezultojë ‘viktimë’ e ‘thesit’ të tij apo thënë në terma të tjerë, e kapjes së shtetit nga sekti i tij i rrezikshëm. Pra ai do të zhytet/vithiset nga zullumi i tij apo thënë ndryshe do të fundoset nga ‘obeziteti’ i sistemit të ngritur prej tij që fryhet, qelbet, kalbet e dekompozohet çdo ditë.

Ndërkohë që prej disa kohësh veprimet e kësaj monstre të ngritur prej tij për ti nënshtruar e gjunjëzuar shqiptarët po detyrojnë ata të largohen masivisht nga vendi me shpresën se kështu do të mund të ulet presioni i revoltës kundër tij dhe sektit që drejton, ndërkohë që kundërmimi nga qelbëzimi i kësaj qeverisje të kalbëzuar po neverit dhe helmon jo vetëm shqiptarët…duke u përhapur përtej kufijve të vendit…

****

Qëllimi i këtij shkrimi është të ndriçojë e qartësojë për të disatën herë jo vetëm shqiptarët por vecanërisht ndërkombëtarët se përse Shqipëria është në një krizë shumë të thellë dhe përse e ka shumë të vështirë të dalë prej saj pa largimin nga pushteti të Ramës dhe pa shkatërrimin e modelit të qeverisjes së ngritur prej tij.

Cdo zgjidhje që nuk arrin të shkatërrojë këtë model qeverisjeje dhe nuk merr përsipër të eliminojë të gjithë pasojat e saj dhe/ose të ndëshkojë të gjithë ata që e ngritën dhe mbrojnë këtë model qeverisjeje, do të jetë  i destinuar të dështojë herët a vonë. Zgjidhjet e andruara apo të pjesshme, si dhe kompromiset me Ramën apo me sektin e tij të rrezikshëm, veçse do ta shtyjnë krizën e do ta thellojnë atë, duke e hedhur në erë edhe të afërmen afatmesme të shqiptarëve sepse e ardhmja e afërt është tashmë e kompromentuar rëndë.

Më poshtë do të jepen të detajuara (dhe kjo është ndoshta e përsëritur) të gjithë veprimet e kryera nga Rama për të ngritur Sektin e tij mbi të cilin është ndërtuar e gjithë qeverisja e tij.

****

Arsyeja e kësaj lidhjeje të qenësishme mes Ramës dhe modelit të tij të qeverisjes është e thjeshtë: Rama vetë është përfaqësues më i denjë dhe drejtues i grupimeve të cilët kanë formatuar ‘thesin’ e qeverisjes së tij.

‘Thes’ që ushqen qeverisjen e tij dhe të cilin e ka pagëzuar, për të mashtruar qytetarët e ndërkombëtarët, me emërtimin Rilindje, ndërkohë që s’ka asnjë lidhje as me rilindjen e asgjëje pozitive as me rilindjen e dikurshme kombëtare.

Asnjë individ që është stigmatizuar sot apo më parë nga opozita si pinjoll, i korruptuar e oligark apo i inkrimiminuar nuk është as i rastësishëm dhe as nuk është pjesë e qeverisjes së vendit pa dijeni e plotë e angazhimin e drejtpërdrejtë të Ramës, i futur dalë ‘thesin’ e qeverisjes si anëtarë i sektit të drejtuar prej tij.

Të gjithë këta individë të korruptuar e të inkriminuar, të paaftë dhe pa kontribute, servile e manekinë janë future në ‘thes’ apo thënë ndryshe janë rekrutuar bazuar në një program të qartë, pra me dijeninë e plotë të Ramës dhe bazuar në rregullat strikte të sektit të tij, duke shmangur apo edhe eliminuar tërësisht a përgjithësisht socialistët e ndershëm e të ndershëm, dhe duke u kthyer në një rrezik për vendin dhe shqiptarët që po largohen me shpejtësi qeverisjen nga ky sekt antipopullor, antieuropian e antikombëtar, që nëse do të vazhdonte të drejtonte vendin do të mund të cenonte edhe sovranitetin e deri integritetin kombëtar, rrezik që është shfaqur qartas në horizont.

****

Askush s’duhet të shfaqet naiv duke neglizhuar rrezikun e këtij modeli të qeverisjes si dhe peshën apo rëndesën e secilit grupim sepse të tre grupimet jo vetëm që kanë rol të konsiderueshëm në veprimet zullumqare të Ramës por janë edhe të lidhura në mënyrë të qenësishme e të pazgjidhshme me filozofinë sektare të Ramës dhe interesat, synimet e qëllimet e këtij sekti, për më tepër të tre grupimet janë në shërbim të realizimit agresiv dhe pa kompromis të synimeve të këtij sekti e të pushtetit personal të Ramës, pavarësisht se në ndonjë moment mund të krijohet përshtypja (gjykoj gjithnjë alibike) se këto grupime kanë diferenca apo mosmarrëveshje mes tyre, për shkak të luftës mes tyre për pushtet apo ndarje të llokmave të pushtetit, duke nxitur tek opozita ndjenjën e gabuar të diversionit gjë që është e pamundur të ketë sukses.

 

© SYRI.net

Login to post comments