Politika e jashtme shqiptare, e cila ka kohë që nuk është më në funksion të interesave kombëtare, është kthyer në një departament të Rilindjes kundër të gjithë kursit perëndimor të Shqipërisë. Sigurisht, kush e lexon si fjali e si tezë, nga mediokrit e deri tek ata që i njohin mirë këto çështje, do të mundohen të shprehen me klishe të tilla që “është e tepruar”. Por nuk është aspak e tillë. Njeriu më i izoluar sot është Edi Rama. Kjo nuk është në rrafshin njerëzor. Në rrafshin njerëzor izolimi i tij real e i dukshëm i përket psikoanalistëve. Ai sot është kryeministri dhe politikani më i izoluar, pasi me përjashtim të një segmenti të caktuar përtej Atlantikut, segment i cili i përket estabilishmentit të vjetër, dhe nga njëherë i bën edhe ndonjë qokë, ky njeri nuk ka absolutisht asnjë sukses dhe mbështetje në rrafshin ndërkombëtar. Por për Shqipërinë kjo është jetike dhe ndërkohë politika e Rilindjes ka mbyllur dyert, duke bërë që vendi i vogël, Shqipëria, të asfiksohet vetëm nën ajërin otoman. Edhe ky përcaktimi i fundit nuk është i tepërt. Njihen tashmë inspiratat e Erdoganit, përsa i përket një pjese të Ballaknit Perëndimor, dhe sa herë i duhet e thërret Ramën si kone dhe ky menjëherë i bindur niset për në Ankara. Mbi 28 vizita ka Rama në Turqi, 0 në Greqi, pasi Arthina zyrtare nuk e ka pritur e as i ka dërguar ndonjë ftesë. Me perëndimin marrdhëniet flasin vetë. Nuk do shumë mend të kuptosh se në Gjermani i është hequr viza, në Itali politika e jashtme e Shqipërisë varet nëqoftë se i jep akses mndonjë showman, për ndonjë intervistë si shpëlarje për pluhurin e kokainës nga fytyra e qeverisë shqiptare. Të mos kalojmë pastaj tek ku “çuni” i Batonit, që e ka kthyer atë institucion në një institucion katastrofë. Deklarata e fundit e A.Vuçiçit ishte një deklaratë e sinqertë përballë popullit të tij, por për të dytën herë një skandal përsa i përket marrëdhënieve me Kosovën. Ai u shpreh hapur edhe për planin e ndarjes së Kosovës dhe tha se ishte plan serb dhe që Rama, Thaci e Haxhiu ishin të punësuarit e tij në këtë çështje. Dhe ndërkohë popullit shqiptar i bëhet lavazh truri me këtë të ashtuquajturën “Reformë në Drejtësi”, që ka marrë fytyrën e Ramës dhe profilet e Arta Markut e Donika Prelës.
Propaganda bajate lidhur me këtë reformë për të cilën nuk ka thënë njeri se nuk është e nevojshme, është një propagandë e cila po përpiqet të fshehë izolimin e kryeministrit dhe zhvendosjen e boshtiti strategjik të diplomacisë shqiptare nga Perëndimi drejt Ankarasë.
Po t’i kthehemi historisë dhe sidomos çështjes së Kosovës, dhe ta lidhësh këtë me inspirimin real që ka Erdogan kundrejt kësaj çështjeje, politika e jashtme shqiptare është në funksion të boshtit Ankara – Beograd. /55news.al