Populizëm mjeran në mbledhjen e Kryesisë së socialistëve

E mërkurë, 28 August 2019 19:35

Edi Rama është në kuotat më të ulëta të mbështetjes nga shqiptarët dhe goditjen më të fundit e mori me vazhdimin e avazit të dekriminalizimit të drejtuesve të Bashkive në vend. Edhe pse zgjedhje farsë dhe e dinte që do ti fitonte për shkak të mungesës së kundërshtarëve përballë, Rama insistoi që në krye të Bashkive të caktonte njerëz me të shkuar kriminale. Janë më shumë se 27 kryebashkiakë të komanduar në zgjedhjet moniste të 30 qershorit që janë me të shkuar kriminale dhe që opozita po vijon me publikimin e skedave të tyre që Rama i mban fshehur për opinionin publik.
Por makineria e propagandës së rilindjes i ka këshilluar që për të kaluar situatën negative të mbështetjes në popull, Rama të bëhet popullit dhe të deklarojë iniciativa si kjo e radhës në mbledhjen e Kryesisë. Rama shkarkoi me një fjalë të gjithë drejtorët rajonalë të Qarkut të Shkodrës, së pari një veprim antiligjore për shkak të ligjit të nëpunësit civil, dhe së dyti emërimi në këto vende të grave, duke përjashtuar burrat.
Ironitë kanë plasur në media dhe rrjete sociale pasi për Ramën po thuhet që te partia rilindase qe ka formuar nuk po gjen dot burra pa të shkuar kriminale.
Zëvendësimin e burrave do ta bëjnë gratë rilindase dhe përzgjedhja e tyre sipas propagandës populiste , do të bëhet nga komisione qytetare. Një filozofi bolshevike që shqiptarët e kanë të freskët.

Modifikuar më E Enjte, 29 August 2019 12:49
Login to post comments