Në 6 vite në pushtet, zyrtarisht Edi Ramës i janë kapur në flagrancë 300 zyrtarë të inkriminuar, ndër ta deri në radhët e kryebashkiakëve apo deputetëve. Kjo shifër do të alarmonte edhe institucionet ndërkombëtare të policisë pasi edhe një bandë e strukturuar nuk i ka ën pjesë 300 banditë, përdhunues, trafikantë të drogës, vrasës, rrëmbyes personash, grabitës me armë, falsifikatorë të parave apo hajdutë ordinerë të parave publike.
Por, kjo shifër nuk alarmon vetëm krijuesin e kësaj bande që sot mban emrin Rilindje, Edi Ramën. Kur të gjithë menduan se Rama do ta harronte zakonin e vjetër të katapultimit në politikë të kriminelëve, rastet më të fundit, por jo të fundit, të Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Jorgo Toto Kajmakut, ky njeri i inkriminuar deri në palcë iu rikthye asaj që di të bëjë më mirë.
Lista me kriminelë, sidomos në emërimet të 30 qershorit, nuk mbaron me Kajmakun. Ajo është e gjatë dhe ditë për ditë publiku do të njihet me trafikantë të tjerë të Rilindjes.