Edi Rama sot flet për hapësirat që kanë të rinjtë shqiptarë për tu punësuar në Shqipëri, madje nëpërmjet propagandës televizive të ERTV i mbush mendjen të rinjve që të qendrojnë në këtë vend. Por, ai është shumë i qartë se mbi 200 000 shqiptarë donin të largoheshin nga ky vend nëpërmjet Lotarisë amerikane. 200 000 shqiptarë të cilët nuk shihnin shpresë në Shqipëri, ku dëshira për të parë përgjigjen e lotarisë bllokoi edhe vetë faqen e serverit. Ndërkohë, pas flukseve të mëdha për azil në Gjermani, shqiptarët kanë gjetur një mënyrë tjetër për tu larguar drejt ekonomisë më të zhvilluar në Europë. Duke aplikuar për vizë punë. Një pjesë e mirë e të rinjve të shkolluareve, sidomos student të mjekësisë, kanë aplikuar dhe janë larguar nga vendi. Po ashtu pritet që shumë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.
Rinia, duke mos parë një të ardhme në këtë vend, është duke ikur nga sytë këmbët. Por ajo që është më e trishtë në këtë mes, është fakti se po ikën një pjesë e mirë e rinisë së shkolluar, ndërkohë që çdo ditë e më shumë Shqipëria po vuan për mjekë dhe specialitete të tjerë.
Politika, sistemi i drejtësisë, ekonomia, arsimi, punësimi, varfëria e shumë çështje të tjera po i detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Ndonëse çdo ditë flitet për rritje ekonomike, për investime apo edhe rilindje, faktet tregojnë të kundërtën. Shqiptarët nuk duan të rrimë më në këtë vend.