Banda e rilindjes me në krye kokën e meduzës, Edi Ramën, dio të mbahet mend për shumë skandale por mbi të gjitha për hajdutërinë të sofistikuar nëpërmjet stilit PPP. Kjo bandë duke rrëzuar, shembur çdo ligj, nen, kushtetutë, rregull, çdo element që përbën seriozitetin e shtetit në kushtet e këtij grushti shteti ku jemi, rrëzimin e dekreteve të Presidentit e ka kthyer në një trend të ditës.
Nuk ka asnjë diskutim që Shqipëria është ën një krizë të thellë, politike , sociale, ekonomike, por shumë e rëndë është edhe kriza kushtetuese. Një bandë narkotrafikantësh që kanë marrë shtetin me qira e përdor këtë të fundit si godinë për të mbaruar punët e krimit të organizuar dhe Kushtetutën si një copë letër për të fshirë pluhurin e kokainës nga fytyra. Skandalet thellohen njëra pas tjetrës dhe sot janë rrezuar dekreti e Presidentit lidhur me:
- Ligjin për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta
- Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit
- Ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat (PPP)
- Për koncesionin e rrugës Orikum-Dukat
- Për koncesionin Milot-Balldren
Kuvendi i Shqipërisë , as më shumë e as më pak me të gjithë ata analfabetë, buratinë dhe aktorë estrade që ka mbledhur, është pjesëmarrës në krimin e vjedhjes të parave të shqiptarëve me PPP-të. Miliardat nuk numërohen. Paratë sigurohet shkojnë aty ku Rama dhe mega hajdutët kanë vendosur. Këta të parlamentit marrin ndonjë lek xhepi.