Konkubina elektronike e Edi Ramës që ka qejf të rrijë në televizor mëngjes drekë darkë, që kur ikën jashtë shtetit lë kasetat gati nuk ka thënë absolutisht as një fjalë për skandalin që ka mbërthyer institucionin e tij pas atij të pastrimit të parave të drogës. I njëjti stil si konkubina e tij ka dhe Rama. Asnjë fjalë për kajmakun që ju bë kajmak. Arbjan Mazniku me dokumente është denoncuar se ka përfituar në mënyrë të jashtëligjshme dhurata nga Fusha SHPK. I janë nxjerrë faturat të nr dy të bashkisë në hotelin Alba Barcelona me 900 euro nata dhe pagesa është bërë nga karta e kreditit të Shkëlqim Fushës, të firmës Fusha SHPK që e nisi karrierën me konkubinat e Bashkisë, me 20 milionë euro te sheshi Skënderbej.
Sigurisht që do të vijë një ditë që konkubinat dhe maestrot e vjedhjeve mbi 20 milionë eurove do të japin llogari, por sot më shumë se kurrë vlen heshtja e njeriut që ashtu si Sadam Huseini bëri televizion edhe Rama të njëjtën gjë që të flasë vetë dhe të dëgjojë vetë.
Nga mijëra e mijëra mesazhe fyese për elektoratin, fyese për njerëzit Rama prej Kajmakut i është bërë goja farmak, nuk flet. E ka problem shumë çështjen me marrëdhënieve me kriminelët. Të njëjtin stil ka dhe vrasësi i Ardit Gjoklajt për çështjen e Maznikut pasi edhe vetë kështu i ka dhe i shijon punët e qejfit, në shifra të tilla. Por nuk do të jetë larg dita kur çdo letër, çdo dokument, çdo cent do të verifikohet.