Për të qenë të vërtet më faktet dhe të sinqertë me lexuesin, kurrë dhe asnjëherë në historinë e Europës Juglindore menjëherë pas rrëzimit të murit të Berlinit, opozita e djathtë nuk është sulmuar ndonjëherë kaq ashpër si në Shqipëri. Sigurisht që është e kuptueshme po të kemi parasysh bazamentin kriminal historik të së majtës shqiptare.
Ky bazament historik kriminal është shtrati nga nisen të gjitha silurët në këto 30 vite, por tre dekada kaluan dhe brezat që erdhën ishin më të egër në kohërat moderne se sa etërit e tyre. Në pamundësi të skuadrave të pushkatimit të sigurimit të shtetit, torturave dhe burgjeve çnjerëzore vunë në lëvizje mekanizmat kryesor të komunistëve modernë. Shpifja, vrasja e personalitetit dhe integritetit, blerja me paratë e narkotrafikut. Lideri i opozitës Basha është vënë në shënjestër të më shumë së kurrë dhe sulmet rriten sepse sistemi i korruptuar i Ramës i plurosur me pluhur kokaine po kapitullon.
Të gjithë bazamentit të mësipërm historik, po t’i shtosh dhe një sistem të tërë mediatik pseudogazetar dhe analist që nga mëngjesi në darkë i kanë mediat e tyre për denigrimin e figurave të opozitës dhe liderit të saj plotësohet një kuadër njerëzor shumë i madh. Armata është e mbushur me mediokër, injorantë, pseudogazetarë njerëz që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre, por ka midis tyre dhe do ketë tipa që pretendojnë që kanë informacione që kanë inteligjencë dhe mendojnë që pena u ecën. Kjo armatë e blerë po i shijon paratë e narkotrafikut, sulmet nuk kanë si të shpjegohen ndryshe mbi Bashën që për hir të së vërtetës që nga momenti i dekriminalizimit dhe deri tani kur u angazhua armata e dytë e kriminaleve për zgjedhjet lokale i është vërtetuar çdo akuzë.
E gjithë media ndërkombëtare të gjithë gazetarët me emër, mediat prestigjioze e botës ka vënë në shënjestër Edi Ramën dhe sistemin e tij kriminal, njeriun që vjedh paratë e Shqipërisë së varfër me projektet nga më skandalozet që nga unaza e re dhe deri tek ai Milot-Baldren. Media prestigjioze botërore e cilidokrahu qoftë ajo, nuk ka pyetur për informacionet e “maestrove” të Tiranës, e ka të qartë që Basha i ka shpallur një luftë një sistemi të tërë të inkriminuar dhe të droguar. Ka pasur nga këto “maestro” që pasi zbuluan spiunët “rusë” në Shqipëri kanë marrë përsipër të zbulojnë spiunë “rusë” në Itali e gjetkë.
Ka nga këta “maestro” në Tiranë që habilajt nuk i konsideronin kriminalë, por thjeshtë vanitozë dhe që makinën e ministrit Tahiri e morën kot për qejf sa për të kaluar semaforët me të kuqe. Por, të gjithë këta nga shkalla me ë ulët e inteligjencës së tyre deri tek ndokush që pretendon që ka informacion e dinë shumë mirë që kapitulli Rama është mbyllur.
Luzlim Basha është njeriu që udhëheq opozitën shqiptare kundër regjimit më të rrezikshëm që ka pasur Shqipëria pas rrëzimit të murit të Berlinit dhe sigurisht që nuk e ndal mërgata e qyqeve të Ramës.