Një nga aksionet më madhore e më të suksesshme të opozitës shqiptare të liderit të saj, Lulzim Basha, ishte dekriminalizimi. Nuk mund të iknin banditët e Rilindjes nga Parlamenti nëqoftëse se nuk do të kishte qenë aksioni i opozitës në denoncimin, në radhë të parë të të gjithë kriminelëve që i veshën me kostume e i futën në parlament dhe më pas kjo çështje u kthye në një aksion madhor me një rezultat dekriminalizimi. Por banda e Rilindjes, sigurisht, në bazë të paktit që kishte bërë para ardhjes në pushtet, nuk mund të bënte ndryshe përveçse të riangazhonte sërish njerëz me rekorde kriminale. Roshi, Frroku, Ndoka, Kajmaku, Farmaku, të gjithë me emra e mbiemra të ndryshëm, edhe kur dilnin nga dera, banda e Rilindjes, i fuste nga dritarja. Ehe kur faktori ndërkombëtar këmbëngulte dhe konkretisht Ambasada Amerikane, kur deklaronte “të mos kandidohen njerëz me rekorde kriminale, ky serish i kandidonte”. Të njëjtën gjë bëri edhe me zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nuk ka asnjë dyshim që është i njëjti bandit vetëm me emra të ndryshëm./55news.al