Sistemi agresiv që ngriti Rama përsa i përket bashkëpunimit me krimin e organizuar dhe vjedhjes me të famshmet PPP, sigurisht që ka gjetur aleatë tek ato grupe që e mjelin paranë e këtyre akteve kriminale. Forca e penës, dinjiteti dhe personaliteti janë shndërruar në plaçkë tregu kundrejt parave të lyera me gjak vrasjesh mafioze, parave të vjedhura nga xhepat e të gjithëve ne, të pluhurosura me pluhur kokaine. Përballë një regjimi okult dhe të provuar me fakte jo vetëm nga media dinjitoze në Shqipëri, por edhe nga media perstigjioze botërore, zgjidhet rruga e goditjes së opozitës dhe e liderit të saj. Sekti i rrezikshëm i Rilnidjes ka grumbulluar një konglomerat burimesh njerëzore nga të cilët nisen silurët kundër opozitës dhe liderit të saj. Nuk jemi këtu për të lartësuar idenë e kultit të individit. Lidershipët dhe gabojnë dhe lartësohen edhe më shumë kur i pranojnë ato gabime. Lulzim Basha e ka pranuar vetë dobësinë e listave për zgjedhjet e 2017, por kjo çështje duket një pikë në oqean përballë aksionit madhor e me vlera jo për opozitën, me vlera kombëtare të dekriminalzimit. Basha është arkitketi i dekriminalizmit dhe është vënë në qendër të sulmeve të sektit të Rilindjes dhe enturazhit të ryre pikërisht për këtë çështje. Për sektin e Rilindjes bashkëpunimi me krimin e organziuar është jetik. Ishte ky bashkëpunim që e solli në pushtet, është ky bashkëpunim që i dha fitoren në zgjedhje, është ky bashkëpunim që po e mban Rilindjen me paterica në këtë vjeshtë të trazuar. Janë paratë e kirmit të organizuar që burojnë kudo, në të gijthë kapilarët e atyre që kanë target opozitën dhe vetëm opozitën. Skandalet nuk i lënë radhë njëri –tjetrit dhe sërish sulmohet Lulëzim Basha. Por një gjë është e sigurt: në sekte të tilla kur mbaron karburanti i shpifjes dhe kur të vërtetat janë në dritën e diellit, ujqërit e sektit dhe jesmenët e tyre në media, do fillojnë të hanë njëri – tjetrin./55news.al