Presidentin e sulmon sekti i rrezikshëm i Sorosit

Premte, 06 September 2019 14:32

Kur flasim për Presidentin e Republikës, flasim për postin më të lartë të shtetit. Gërshetimi i detyyrës me personalitetin dhe kurajon për t’i thënë të vërtetat përbën sigurisht një udhë të qartë të kryerjes së kësaj detyre. Presdineti i Repulikës, Ilir Meta, ka kohë që është vënë në qendër të sulmeve të një sekti të rrezikishëm, i cili, për fat të keq,  qeveris sot Shqipërinë. Këtu nuk bëhet fjalë as për konspiracion, sa për gjeostrategji të globit, bëhet fjalë për disa të vërteta, një pjesë e tyre të dhimbshme në Kosovë e në Shqipëri.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është vënë në qendër të sulmeve nga banda e cila kanabizoi vendin në përmasa të frikshme.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është vënë në qendër të sulmeve nga sketi i Rilindjes që ia dha shtetin me qira Habilajve, nëpërmjet ish-ministrit Saimir Tahiri.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është vënë në qendër të sulmeve nga sekti i rreziksëm i Rilnidjes për të cilin ka të dhëna të lidhjeve me kartelet e kokainës në Amerikën Jugore.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është vënë në qendër të sulmeve nga sekti i Rilnidjes për të cilin revista prestigjioze “Bild” nxori me zë e figurë bashkëpunimin e kokave të saj dhe të vetë kryeministrit me segmente kriminale për blerjen e votave të 2017-s.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është vënë në qendër të sulmeve nga sekti i Rilnidjes, sekt i cili nëpërmjet formulës së PPP-ve dhe përdorimit të konkubinës elektronike në Bashki, po vjedh me megashifra dhe po pastron paratë e drogës.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është vënë në qendër të sulmeve nga sekti i Rilnidjes për të cilin mjafton të lexosh dy raportet e fundit të Departamentit të Shtetit dhe e kupton shumë mirë se çfarë mendimi kanë jo vetëm ky Departament, por edhe agjencitë e specializuara të informacionit për të.

Po të vazhdojmë, lista e skandaleve është e gjatë, +infinit. Një bandë e cila kriminalizoi parlamentin, politikën, ekonominë dhe shoqërinë, pretendon të ushtrojë nëpërmjet gaztorëve në parlament, presion të skenareve të orkestruar nga lojtarë ndërkombëtarë privatë ndaj Presidentit.

Për të qenë të sinqertë, termi lojtar ndërkombëtar privat është një term që e kemi huazuar nga fjala e Presidentit të Republikës, i cili pati kurajon të denocojë lidhjet e lojtarëve privatë me bandën e rrezikshme të Rilindjes.

Presidenti i Republikës pati forcën ta denoncojë hapur këtë lidhje, e cila rezulton me kapjen e shtetit dhe përdorimin e këtij vendi si çiflik privat dhe jo vetëm kaq por është po ky lojtar ndërkombëtar, George Soros, që trazonte ujërat në vende të tjera. Hungarisë iu desh vendim parlamenti e qeverie për t’i thënë stop njeriut që ngatërrohej në punët e brendshme.

Sigurisht që një vend i vogël si Shqipëria dhe me një sekt si ky i Rilindjes, është shumë e thjeshtë të goditen persona e të hartohen skenarë.  Madje dhe reforma private të parqiten si reforma shtetërore. Dëmi që po i bën Rama Reformës në Drejtësi, është një dëm që do ta vuajmë me vite. Por sulmet ndaj Presidentit të Republikës, orkestrime ndaj goditjes së insittucioneve të shtetit, zhdukja e ndarjes së pushteteve nuk kanë lidhje me Reformën në Drejtësi, kanë lidhje me instalimin e një bolshevizmi modern në fromën e një narkodiktature.

Sulmi ndaj Presidentit të Republikës nuk është vetëm ndaj tij, është sulm ndaj shtetit. Kështuqë lojërat e lojtarëve privatë ndërkombëtarë si kjo e George Sorosit me Shqipërinë, janë me pasoja për fatet e vendit.

Modifikuar më Saturday, 07 September 2019 09:35
Login to post comments