aksionit opozitar në fjalimin e saj me rastin 15 -Vjetorit të LSI.
"Ne kemi protestuar fuqishëm dhe kemi mundur t'i bindim dhe ata shqiptarë skeptikë se çdo formë proteste është një mënyrë për t'i hequr një gurë themelit mafioz të qeverisë Rama.
Sot unë i bëj thirrje së pari të gjithë anëtarëve të LSI por edhe gjithë shqiptareve të thjeshtë e të ndershem që ushqimet e tyre të perditshme mos ti blejnë në qendrat e mëdha tregatre të oligarkeve, por në dyqanet e lagjeve, te komishinjtë e tyre:
Une I bëj thirrje anëtarëve të LSI së pari por dhe gjithë shqiptarëve që veshjet e tyre mos ti blejnë në qendrat tregtare, po te dyqanet e bizneset e vogla.
Të mos përdorin taksite e korporatave te lidhura me qeveritaret por taksite që me punojnë me sakrificë e duke paguar taksa të larta për të siguruar bukën për familjen. Të bojkotojmë e të refuzojmë të gjitha mekanizmat që i shërbejnë dhe që ushqejnë pushtetin, e të mbështesim e inkurajojmë të gjithë ata që ju shërbejnë qytetarëve dhe që interesin e tyre e kanë të shenjtë.