Është më se normale që vizita dhe fjalime të tilla të zhvillohen për sa kohë i mbeten vërtetësisë raportit me të vërtetën, raportit me veten dhe popullin tënd. Por fjalimi i zonjës Linda Rama për të vënë shenjë barazimi nga Nexhmije Pagarusha, tek Rrugova, Shota Galica dhe emra heronjsh e heroinash të Kosovës me Kristaq Ramën, kapërcen çdo lloj hipokrizie. Të shkosh në Kosovë me emra familjeje për të bërë qoka personale dhe të barazosh njerëz që kanë varur poetë në vitet e fundit të komunizmit duke e prezantuar te një popull që e ka historinë të shkruar me gjak dhe që u shit tek Serbia nga partia e vjehrrit tënd, Kristaq Ramës, dhe që vazhdon Kosova të konsiderohet si plaçkë tregu nga bashkëshorti yt është vërtet jo guxim, është marrëzi në kufijtë e qesharakes.
Së pari duhet thënë që për sa i përket strategjisë mbi Kosovën, zonja njihet si arka financiare e fondacionit “për shoqëri të hapur” në Shqipëri dhe njeriu i këtij fondacioni, Xhorxh Soros, po luan lojën duke përdorur Ramën si mashë, në Kosovë dhe në Shqipëri.
Kësaj arke financiare po ti shtosh ABI Bank, transferta dhe llogari ofshore, po ti shtosh luksin e shfrenuar të saj kapërcehet koncepti i Imelda Markos, gruaja e ish diktatorit të Filipineve.
Për sa i përket sjelljes së Kryeministrit dhe bashkëshortit tënd me popullin e tij, ku njerëzit varin veten në qeli për një faturë dritash, kur gjysma e Shqipërisë lahet në gjak për hesape droge, ku marrëdhëniet me kartelet e Amerikës së jugut janë ën ditët më të mira, fjalimi dhe vizita errësohet kur figura jote qëndron mes Ho Shi Min dhe Imelda Markos. Kjo është e vërteta. / Redaksionale