Jemi mësuar të dëgjojmë fjali standarde të ambasadorëve të vendeve kryesore në Shqipëri dhe sigurisht në këto deklarata nuk mbetet pas edhe ambasadori i BE-së, z. Soreca. Sot ai ka deklaruar se palët duhet të ulen menjëherë në dialog për të gjetur një zgjidhje pasi mbi 90% e shqiptarëve e kërkojnë anëtarësimin në BE?
E kuptojmë gjuhën diplomatike, është e kuptueshme disa korncza nga të cilat z. Soreca nuk del dot, por kanë qenë ato korniza të cilat paraardhësja e tij dhe disa ambasaortë i kanë thyer duke kaluar edhe patosin e Taulant Ballës.
Si ambasador i BE-së, z. Soreca merr informacione në lidhje me krizën e zhvillimet politike. Edhe Romana Vllahutin merrte informacione, por në Bruksel raportet u dërguan pa përmendur asnjëherë kanabizimin e vendit, kur Shqipëria ishte kthyer ën Kolumbi dhe ku krimi i organizuar kishte marrë shtetin me qira dhe komandonte edhe radarët. Të gjithë ambasadat kanë informacione e ua përcjellin vendeve të tyre, por këto vende kanë edhe se harbimet e inteligjencës. Çështja e kurzës politike z. Ambasador dhe fakti që vendi është në humnerë ka arsye të thella dhe të tmerrshme të cilat kapërcejnë palët dhe dalin te krimi i cili nuk ka ngjyra.
Dialog me kë rekomandoni z. Ambasador? Me qeverinë e përgjimeve të “Bild”, me rilindjen që bashkëqeverisi 6 vjet me grupin e strukturuar kriminal të Abilajve, Avdulajve e sa e sa të tjerë që morën shtetin e Edi Ramës me qira dhe praktikisht bashkë me 30 qershorin, si qershia mbi tortë, jemi 30 vjet mbrapa, në asketin politik, ekonomik, social por mbajmë vendin e parë për partneritet të sektit të Rilindjes e qeverisë së saj me krimin e organizuar.
Dhe së fundmi, keni ndonjë mendim për vjedhjen spektakolare dje të 310 milionë eurove, dhe një parti politike ju ka dërguar shkresë me shkrim?!