The Independent: Si e mbylli qeveria nje televizion kritik

Hënë, 16 September 2019 15:52

Gazeta britanike “The Independent” botoi sot një raportim mbi gjendjen e medias në Shqipëri dhe mbylljen e kanalit televiziv Agon Channel në vitin 2015.

Në artikullin me titull “Ata erdhën në fillim për programin e mëngjesit…Si mbylli qeveria shqiptare një televizion, vetëm sepse guxoi ta kritikonte”, gazetari Borzo Darahag shkruan se televizioni Agon Channel u mbyll sepse transmetonte pa censurë çdo lajm.

Mbulimi i lirshëm pa kufizime e zëmëroi elitën politike qeveritare, e mbytur në korrupsion dhe të akuzuar se ia ka dorëzuar vendin trafikantëve të fuqishëm të narkotikëve.

Në vitin 2015, Agon filloi të raportonte mbi vjedhjen e zgjedhjeve, përfshirë edhe raportimin se një njeri i vetëm kishte votuar 20 herë me letërnjoftime të ndryshme.

Raportimet shkaktuan trazira. Por vetëm disa paralajmëruan atë çfarë do të ndodhte më pas. Me një lëvizje të bëftë, Shqipëria një vend në Ballkanin Perëndimor, anëtar i NATO-së dhe aleat i SHBA-ve, mbylli një herë e përgjithmonë një kanal televiziv”.

The Independent shkruan se problemet ndërmjet pronarit të televizionit dhe qeverisë Rama nisën menjëherë.

“Në një tjetër incident Erion Veliaj, një aleat i Ramës tani kryebashkiak i Tiranës u mërzit pse Agon TV transmetoi ceremoninë e tij të martesës në shtator 2014. “Unë nuk e kuptoj pse po ma bënë këtë mua, “ shkroi ai në një letër. “Ju po më detyroni të bëhem armiku juaj! E gjithë qeveria do të bëhët armik i Becchetti pa asnjë arsye.” — shkruan The Independent.

Ndërsa për gjendjen aktuale të lirisë së shtypit në Shqipëri “The Independent” shkruan:

“Çështja e mbylljes së televizionit Agon tregon se si një grup autoritarësh në lindje dhe në juglindje të Evropës po përpiqen të asgjësojnë lirinë e shtypit, shpesh duke abuzuar me mjetet ligjore.

Që prej vitit të kaluar, sipas raportit mbi lirinë e medias të organizatës Reporterët pa kufi, Shqipëria ka humbur 8 vende, duke u renditur në vendin e 82 për lirinë e medias.

Gjatë verës, emisionet e gazetarëve Adi Krasta dhe Ylli Rakipi — të dy gazetarë kritikë ndaj Ramës dhe Veliajt — u mbyllën nën trysnin e qeverisë.

Një raportim i fundit nga përfaqësues të shoqatave në mbrojtje të medias arriti në përfundimin se liria e shtypit nën qeverinë Rama po përkeqësohet, duke cituar sulme ndaj gazetarëve dhe medias kritike.

Zyrtarët e BE-së shprehën këtë jave shqetësimet e tyre mbi ligjin e ri të propozuar nga qeveria shqiptare për të forcuar kontrollin mbi median online”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...