Palaçot firmato dhe gaztorët e oborrit

Diel, 06 October 2019 13:13

Raporti i “Gruas së Bilalit” me faktorin e brendshëm por sidomos me atë ndërkombëtar është raporti i nivelit të një thashethemexhiu që fut hundët ku nuk i takon.  Mitizimi që gaztorët e oborrit i bënë “Gruas së Bilalit” përfundoi jo vetëm qesharak por i dëmshëm si për Shqipërinë, ashtu edhe për Kosovën. E njëjta dorë që gatuan atë që presidenti Trump e quajti “grusht shteti”,   është zgjatimi i saj për grushtin e shtetit në Shqipëri. Por gruaja e Bilalit bashkë me gaztorët e oborrit harrojnë që presindetii  Republikës është kreu i shtetit dhe siç gjenden gaztorë në media këta që ka gjetur ky vetë në politikë, janë më rëndë nga niveli i mediokritetit dhe janë mjeranë në pikëpamje njerëzore. Garnitura  e “Gruas së Bilalit” në media, gaztorët e oborrit janë ndërtuar për të mbrojtur bandën e rilindjes dhe harrojnë që paratë që ushqejnë jargavitjet e tyre janë paratë e PPP-ve të shqiptarëve, paratë e heroinës e kokainës, nga trafiku i të cilave Vlora, Elbasani, Fieri, Shkodra e sa e sa qytete janë larë në gjak. Por gaztorët e oborrit nuk pyesin, janë turrur të mbrojnë këtë bandë që po shpopullon vendin me ritme të frikshme dhe garnitura nuk mbaron me kaq, kanë dalë disa brende të reja ndërkombëtare, disa palaço të llojit firmato (firmato për nga posti jo kapaciteti) që për hir të raporteve që duhet të përgatisin, për hir të rrogave të disa burokratëve në Bruksel, për hir të dorës së zgjatur nga Uashingtoni, që po përgatit “grushtin e shtetit “ ndaj presidentit Trump, si ata që janë në Shqipëri, edhe ata jashtë, duan të na shesin narkodiktaturën për demokraci.

Është “Ok” vendi pa Gjykatë Kushtetuese, se po bëjmë goxha reformë, jemi “Ok”, kur një njeri i rrëmben të gjitha pushtetet,  jeni “Ok” dhe keni bërë një hap para, dy hapa pas. Pseudodemokracia që shitet në Shqipëri në vendet e tyre do të ishte rrëzuar në të qindtat e sekondës. Por një gjë të kenë përsysh. Hashashi, kokaina dhe heroina kanë trullosur Rilindjen, ndonjë gaztor e ndonjë palaço firmato, por nuk e mbyt dot të vërtetën e maskaradës.

Modifikuar më Hënë, 07 October 2019 17:02
Login to post comments