“Suksesi” i Reformës në Drejtësi, Dvorani dhe gruaja e tij

Hënë, 07 October 2019 18:39

Përpos lënies së vendit pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë, përpos një gjysmë vettingu, i cili më shumë është kthyer në një luftë klasash, përpos shkatërrimit e denigrimit të disa figurave, për të cilat e majta e Rilindja investuan për të qenë jashtë sistemit, Reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme vetëm për Ardian Dvoranin.

Po të kthehemi pas në kohë duket të kujtojmë se vettingu i zotërisë në fjalë ishte një nga aktet më të turpshme të këtij procesi pasi njerëz që janë përjashtuar edhe për 5 mijë lekë të vjetra nga sistemi i drejtësisë, shikonin se si kalonte pa pikë problemi vettingu, Dvorani me 100 milionë lekë të pajustifikuar. Ky ishte akti më i rëndë që goditi dhe humbi tërësisht besimin në procesin e vettingut.

Të vetmit njerëz që kënaq propaganda e Reformës në Drejtësi, është ekstaza e Ramës dhe shpurës së Rilindjes, gaztorët e Oborrit, dhe disa ndërkombëtarë firmato, që kanë mësuar tre fraza përmendësh por që harrojnë të shprehen që në vetvete me mënyrën sesi po aplikohet kjo reformë ka shkatërruar edhe balancën mes pushteteve./55news.al

Ç’punë ka pushteti ekzekutiv, aq më tepër ky i Ramës, me drogë e kriminelë sa u desh ligji i dekriminalizimit, të marrë e të rregullojë një pushtet tjetër, që as nuk varet e as nuk buron prej tij?!

Lezetin e reformës nuk ia pa vetëm Ardian Dvorani, të cilin e kishin përgatitur për kryetar të Gjykatës Kushtetuese, por edhe gruaja e tij që sot është emëruar drejtoreshë e AKEP-it.

Modifikuar më Tuesday, 08 October 2019 17:51
Login to post comments