Një rënie e paralajmëruar

Tuesday, 08 October 2019 17:54
Nga Jorida Tabaku 
 

Çfarë po dëgjojmë sot nga goja e zyrtarëve të lartë të Bankës Botërore është një realitet i hidhur i paralajmëruar me kohë nga PD.

Shqipëria ka një rritje ekonomike 2.9%, pra më të ulët se sa parashikimet dhe me gjasë kjo ulje do të thellohet më shumë në vijim.

Shkaqet e një rënie të tillë ekonomike lidhen me situatën jo vetëm politike por edhe me drejtimin e gabuar që ekonomia në vend ka marrë.

 

Një presion i gjithanshëm shtetëror karshi biznesit, taksat e larta që rëndojnë xhepin e qytetarit dhe një klimë armiqësore investimesh.

Shqipëria është kthyer në një han pa porta ndërsa ekonomia vazhdon të ndëshkohet nga sjellja pa vizion e qeverisë dhe mazhorancës.

Vendi po varfërohet përditë e më shumë ndërsa shqiptarët janë të parët për azilkërkues nga BE-ja. Krahu i punës po bie, biznese po mbyllen ndërsa qeveria vazhdon shpërndarjen e PPP-ve si certifikata të së ardhmes.

Ciklin rënës nuk mundet ta ndalojë kjo mazhorancë, ky kryeministër dhe kjo qeveri. Ne, kemi ofertën e duhur për të nxjerrë nga bataku i çmendurisë që e kanë futur ekonominë ata që duan ta shesin Shqipërinë në tregun e PPP-ve dhe varfërisë.

Login to post comments