Nën urdhrat politikë të kapos së Rilindjes, kësaj organizate kriminale, Sandër Lleshaj si një anëtar i saj ka guxuar sërish të urdhëroj ndalimin e protestuesve të Unaza e Re për ta vazhduar sërish sot më të tjera banorë të shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës mes tyre dhe simbolin e protestës, ish-deputetin e PD, Klevis Balliun.
Është ky një veprim i ulët i një njeriu që di veç të zbatoj urdhra, të jetë kamikazë, të jetë i vullnetshëm për të kryer të tilla akte servilizmi për shefin, vetëm e vetëm të gëzojë detyrën e Ministritë të Brendshëm mbi gjakun e shqiptarëve. Sandër Lleshaj tashmë është ministri simbol i dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve shqiptarë dhe prej muajsh këtë e ka treguar mësë miri në protestat e opozitës. Është ky ministër që urdhëroi shkeljet e rënda (pasi nëse nuk do të donte ai nuk do të ndodhte) të përdorimit të gazit mbi popullsinë, gazë për luftë që nuk preku vetëm protestuesit por dhe qytetarët kalimtarë në rrugë, ata që ishin ulur në baret e Tiranës dhe ku gazi depërtoi deri tek shtëpitë e tyre.
Sikurse dhe herën e parë, sërish sot LLeshaj i abuzuari i Rilindjes urdhëroi arrestimin e Klevis Balliut, një akt ky krejt i paligjshëm. Lleshaj është përdorur aq shume nga Rama e Rilindja por kur të jetë një shtet serioz ky thashethemexhi kapanonesh dhe kapter nuk do përgjigjet vetëm për helmimin e popullsisë me gaz, por për çdo akt dhune të tij. Sandër Lleshaj do të akuzohet për shume e shume e shume çështje te tjera te dhunës dhe do flaket me keq se Tahiri i drogës. Redaksionale