E mbrëmshmja ishte një natë që do të mbahet mend si nata e turpit e kësaj qeverisjeje kriminale. Dhuna dhe terrori që iu ushtrua qytetarëve të lirë, të cilët protestonin si të tillë në një vend që presupozohet të jetë i lirë dhe demokratike është e pakonceptueshme në asnjë vend tjetër të botës së qytetëruar ku aspirojmë të shkojmë.
Persona të veshur civilë, pa uniformën e shtetit, ushtronin dhunë e terror, të paprecedentë. Teksa u arrestuan dhe u hoqën në mes të natës nga familjet e tyre shumë qytetarë.
Në foton dhe videon që shoqërojnë këtë shkrim keni një bandit, i cili i urdhëruar nga kryebanditi në Ministrinë Brendshme, Sandër Lleshaj për të nisur reprezaljen ka guxuar të shoqërojë pa asnjë arsye ish-deputetin demokrat në mbështetje të banorëve, Klevis Balliu. 55news.al