E nominuara për ambasadore në vendin tonë nga Presidenti Donald Trump, Yuri Kim tha gjatë fjalës saj në Senat se, Shqipëria është një partner i rëndësishëm i SHBA-së dhe se shqiptarët janë miq besnikë ku sondazhet tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë.
‘Shumë pak miq e kanë përqafuar më ngrohtë Shqipërinë-sondazhe pas sondazhe tregojnë se mbështetja e shqiptarëve për SHBA-në mbetet më e larta në botë.
Shumë pak miq kanë qenë më besnikë-trupat shqiptarë kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bosnje dhe krahun lindor të NATO-s. Dhe pak partnerë janë kaq të gatshëm për të bërë më shumë me SHBA-në.
Ne kemi miq të fuqishëm dhe besnikë në Shqipëri, dhe është e domosdoshme që ne mbajmë pranë miq si Shqipëria, veçanërisht përballë sfidave strategjike ndaj interesave, vlerave dhe institucioneve të përbashkëta’, u shpreh Kim.
Ajo ka folur edhe për problemet më të mëdha që ka vendi ynë si krimi i organizuar, korrupsioni dhe trafikimi i grave e lendëve narkotike.
‘Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt për krimin e organizuar, sidomos trafiku i grave dhe narkotikëve. Është një problem shumë serioz.
Do të ndihmoj shqiptarët të forcojnë institucionet e tyre që të kenë më shumë rezistencë ndaj përpjekjeve ruse dhe Kinës që përpiqet të infiltrojë në ekonominë e tyre. Do të punojmë ngushtë për të zhvilluar kapacitetet si aleat i NATO-s’, vijoi më tej ajo