Krejt i pakuptimtë dhe pa sens mesazhi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas një operacioni të përbashkët me partnerët gjermanë, ku u kap në kushte flagrance një punonjës policie, i cili kishte depozituar në shtëpi një mori sendesh shtëpiake të vjedhura në Gjermani nga i vëllai. Ministri Lleshaj, i cili shkruan i irrituar “keqardhje për elementë të tillë që pa turp dhe pa dinjitet bien në nivele kaq të ulëta, sa vjedhin deri edhe lugët e huaja, për të nxirë pa të drejtë faqen e mijëra shqiptarëve të tjerë, që jetojnë me punë dhe dinjitet anembanë Europës”.
Ky ministër nuk reagon kur policët e tij shpesh herë janë protagonistë në ngjarje të rënda kriminale, kur janë pjesë e krimit ët organizuar, trafikut, krimit, drogës, prostitucionit. Dhe, fatkeqësisht raste të tilla ka pasur me shumicë muajt e vitet e fundit. Sot ministri Lleshaj “u turpërua” nga një polic që shiste sende që i vidhte i vëllai. Veprim i jo i mirë i policit por jo aq sa për të vënë “kujën” ministri! Njerëzit sot nuk dinë ku ta kapin, ku të nxjerrin bukën e gojës dhe arrijnë të kryejnë edhe veprime të tilla nga varfëria ku e ka zhytur vendin sekti i Rilindjes, aty ku bën pjese dhe ky njeri pa dinjitet e moral.
Meqenëse arrestimin e kanë bërë gjermanët, Lleshaj ka rast të bëjë servilin, duke demonstruar mungesën e dinjitetit dhe duke harruar se ai është njeriu që helmoi qytetarët e tij që protestojnë në mënyrë paqësore. Nuk i mjafton servilizmi dhe lëpirjet që i bën shefit të tij, Ramës, por tashmë edhe me partnerët ndërkombëtarë, duke “dënuar ashpër” një shitës sendesh të vjedhura. Ky njeri që postin e tij e mori pa asnjë meritë, si servil e përkrahës i Rilindjes, ka dëshmuar mungesë të plotë përgjegjësie e morali, kur ka goditur protestues paqësorë e jo krimin, jo struktura kriminale që, fatkeqësisht, janë të lidhura edhe me policinë. Injoranca dhe megalomania, mjerimi intelektual të çojnë në urrejtje të vendit e popullit tënd. Ky mesazhi i sotëm, në irritim e sipër, i ministrit Lleshaj, është dëshmi e mjerimit të tij njerëzor e intelektual../5news.al