Ndihmës -Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë, Philip Reeker, ka kritikuar “udhëheqës të caktuar” në Bashkimin Evropian për qëndrimin e mbajtur në samitin dy ditor në Bruksel për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një qëndrim që ai e quajti një “pikëpamje të shekullit XIX” ndaj Ballkanit Perëndimor.
Deklarata vjen pasi BE nuk çeli bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Duke folur për REL, Reeker tha se Shtetet e Bashkuara ishin “të zhgënjyera” nga vendimi, marrë nga ministrat e BE-së më 15 tetor.