Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Kruja iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me dosjen hetimore ndaj tij dhe për mënyrën sesi ka vepruar prokuroria e cila konfirmoi se ka shuar një nga akuzat ndaj tij, atë të pastrimit të parave.
I akuzuar nga e majta për përfshirje në lobimin rus, Basha u tha gazetarëve se hetimet treguan se 90% e gënjeshtrës u rrëzua që në këtë fazë, ndërkohë që 10% tjetër do të rrëzohet para gjykatës.
Ai tha se sot u vërtetua se Rama gënjen. Sipas Bashës Rama e bëri të gjithë zhurmën për të tërhequr vëmendjen nga dosja 339 që publikoi gazeta BILD dhe se e vetmja gjë që prodhoi ishte ikja me turp. Për bashën akuza e ngritur fillimisht ishte qesharake.
“Tha se kishte dokumente kundër, por asgjë nuk është e vërtetë. Prokuroria është e detyruar të pranojë gënjshtrat për shkak të presionit politik të Edi Ramës. Kjo është minimuni. Më akuzuan për agjent rus, për pastrim parash. Por e vetmja gjë që më solli deri këtu është e drejta për të vërtetën. Ju e dini shumë mirë se kush i ka lidhjet me Putinin. Lidhjet me rusët i ka vwllai i presidentit më të dashur në Ballkan Putini, këtë gjë zbërthejeni vet”, tha Basha