Shoqja 5 milionë euro e Rilindjes që nuk ka lidhje me PS-në

Saturday, 09 November 2019 11:12

Ministria e përkëdhelur e Ramës, Spiropali, sot bëri përsëri goditjen e saj, kur tha: “Na duhet një mandat i tretë me Ramën kryeministër, kthimi mbrapa do ishte fatal”, gjatë aktivitetit të Partisë Socialiste që prezantoi sot në Tiranë, nën moton “Ti Zgjedh”, kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 16 nëntorit për delegatë në Kongresin e kësaj partie.

Po çfarë lidhje ka koj me PS-në, çfarë kontributi ka? I vetmi kontribut i saj është miqësia me kryetarin. Ajo është pjesë, fasadë e Rilindjes, pjellë e një sekti të rrezikshëm që ktheu shtetin në narkoshtet dhe ndërkohë, pasi kapi gjithë pushtetet, përmes konfliktit me presidentin,  po kërkon edhe një mandat tjetër qeverisje. Dhe qenka fatal, mëkat për Spiropalin se po iku Rama do bëhet qameti. Ky kryeministër, duhet të largohet një orë e më parë e të lerë vendin në zhvillimin normal. Si kanë fytyrë që të kërkojnë mandat tjetër, kur rinia nuk ka shpresë, kur ikur  mbi gjysmë milioni njerëz nga ky vend, kur për ditë kapen me tonelata droge, kanabis, kur kriminelët hyjnë e dalin në Parlament, në Bashki, në këshilla bashkiakë,  varfëria, vjedhja e votës, kapja e drejtësisë, PPP, korrupsioni, gjithçka e zezë ka pllakosur këtë vend e dylqinja e Rilindjes, që nuk ka lidhje me PS, kërkon mandat tjetër për Ramën. Do jetë vërtet fatale, por jo për popullin, por për Spiropalin e enturazhin e saj, se do vijë dita e llogarisë, e miliona parave të grabitura.

Modifikuar më Saturday, 09 November 2019 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...