Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të bëhet publik ligji special kundër grupeve kriminale dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve atë grupit siç e quan “Kap ça të kapësh”.
Nga Ohri ku po jep një konferencë me gazetarë shqiptarë, Rama tha se për ligjin është krijuar një grup i gjerë pune.
Të njëjtën fjali propagandistike e ka thënë dhe disa ditë më parë, në ditët më të këqija të Shqipërisë kur krimi po bën kërdinë, ku krimi ka vënë para shtetin.
Por, në këtë rast lind pyetja: Sa të besueshme janë këto fjali të dala nga goja e Edi Ramës kur krimi po bën kërdinë ndërkohë që në pushtet është vet ai.
Çudia është se luftën ndaj krimit iua premton Rama i cili ka 6 vjet në pushtet dhe krimit vetëm sa është fuqizuar fal dorës së pushtetit të tij. As në mendjen nuk e ka pasur kjo qeveri të luftojë krimin.
Aq shumë e ka mbështetur krimin sa veç asaj që nuk kemi parë, për qytetarët shembujt janë.
Fal Ramës në pushtet Shqipëria u kabanizua, Parlamenti u mbush me kriminelë dhe e njëjta gjë ndodhi dhe në bashkitë e vendit e për ironi të fatit kjo ndodhi dhe në zgjedhjet moniste të 30 qershorit kur Rilindja shkoi e vetme në kutitë e votimit.
Krimi jo vetëm nuk është luftuar por është favorizuar në tendera dhe pasuritë publike të këtij vendi e në këmbim ai ia ka shpërblyer Ramës dhe Rilindjes duke i marrë me dhunë zgjedhjet. Rasti tipik eksperimental ishte në Dibër për tu shtrirë pastaj në gjithë Shqipërinë.
Më zë dhe figurë në Dibër dhe Durrës persona me precedentë penale dolën ën telefon me zyrtarë të shtetit me angazhimin e vetëm; fitoren e Rilindjes me çdo kusht.
E sigurisht që krimi në këmbim të fitores së zgjedhjeve do të kishte favoret e veta ku nga hashashi grupet kriminale e ngritën stekën për të vazhduar me kokainë dhe heroinë duke u shndërruar në grupe të rrezikshme kriminale jo vetëm për Shqipërinë por për rajonin, Europën dhe Perëndimin.
Pra, pas 6 viteve në pushtet të Ramës në koalicion dhe me timonin vetëm me keq akoma krimin po bën kërdinë dhe qeverisja e tij nuk po bën asgjë jo për faj të ligjeve por vullnetit politik për të shkatërruar dhe lidhjet e ndyra të pushtetit politik me krimin e organizuar. Nuk kishte se si krimi të mos depërtonte deri në Kuvend dhe Bashki ka dëshirën e Ramës.
Ndaj lufta ndaj krimit nuk ka nevoje për ligje speciale se ligjet janë, por për një kryeministër tjetër, jo si Edi Rama.