Rama ka më shumë hallin e kinezëve se sa të Kosovës

Diel, 10 November 2019 18:11

Takimi i Ohrit që u zhvillua sot është një iniciativë burimi i së cilës zyrtarisht flitet se janë Serbia Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por në fakt skenari ngjan me atë të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. U mundua shumë gjatë sot Rama të shpjegojë me sa kishte mundësi që sa të mira të mëdha do sillte ky shengeni ballkanik i cili po të lexosh mirë përmes rreshtave është tërësisht iniciativë serbe. 

Një nga hallet që qante Rama dhe që do ta zgjidhte me një mini-shengen ballkanik ishin turistët kinezë të cilët tani po vuanin shumë por që sa të mbaronte ky shengeni hallet e  tyre do të zgjidheshin.
Për kë nuk foli ky shefi i Rilindjes vetëm për Kosovën një fjalë të mirë nuk e tha. Ky nuk është kryeministri i Shqipërisë. Ky është kryeministri i iniciativave serbe në dëm të Kosovës.
Kinezët nuk kanë pritur minishengenin e Ramës për të lëvizur në Ballkan e gjetkë. Madje ky besnikërim ndaj tyre e tregoi duke kundërshtuar SHBA për teknologjinë 5G. Shefi i Rilindjes ka shkuar larg, shqiptarët nuk do ta ndjekin. Vuçiçin e ka ai mik, shqiptarët nuk harrojnë. Sa për turizmin dhe turistët kinezë vetëm qesharake është ideja qoftë dhe kur e përmend. Se për Kinën ky nuk është marr me çështje turizmi, është marrë me 5G në një kohë kur SHBA ku presidenti Trump kanë paralajmëruar qe të mos aplikohet kjo teknologji e tyre. REDAKSIONALE

Modifikuar më Hënë, 11 November 2019 09:17

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...