Rilindja fshin hundën me kokainë me Ramaformën

Hënë, 11 November 2019 17:17

Kontenierë me tonelata kokainëe, jo një e dy por pafund.  Jep dorëqjen një ditë para një pseudoaksioni të policisë Drejtori i autoritetit portual të Durrësit, Agron Tare, kur ky duhej të ishte në burg i pari për ccdo kg kokainë.

Mafia e tokave guxoi me atentat ndaj një Prokurori.  Saimir Tahiri që mbushi vendin me kanabis dhe makinën e shtetin ne Vlorë e gjetkë e la ne dorë të Habilajve, u “dënua” për sh përdorim detyre .

Erion Veliaj ka paralajmëruar që në janar do të shembet teatri. Dosja e vjedhjes së votave me nr. 184 transferohet në Dibër nga besnikja e Ulsi Manjës , Katica Marku.  Gati 300 milion euro për segmentin Milot Balldren. Shtohen  fondet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durres .

Edhe pse ishte vetëm Rilindja vodhi veten më 30 qershor . Falsifikohen shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje pasi populli i refuzoi si bandë, madje edhe elektorati socialiste i la në baltë.  Rrajat fuqizohen jo vetëm në Fushë-Krujë, por godasin dhe shtetin me armë.

Këto janë disa nga skandalet më të bujshme që kjo bandë në qeveri i ka rezervuar vendit në këto vite. Një tmerr u vërtetë që po e përjeton vendi.

Dhe duke pasur parasysh këtë backraund kërkon që të shpëtojë duke e kapur tërësisht reformën në drejtësi. Ashtu sicc edhe po konfirmohet me veprimet skandaloze ditëve të fundit.

Tashmë vettingu është totalisht i kompromentuar dhe nuk ka më asnjë dyshim. Rasti Ardjan Dvoranit e vërteton 'pastërtinë' e këtij procesi.

Dhe Dvorani tashmë është në kulmin e misionit të tij. Ai bën renditjen e kandidaturave sicc i do Rama dhe Rilindja, madje edhe kandidaturat janë të tyre. Sicc ishte edhe rasti i sotëm me zgjedhjen e dy anëtareve të Gjykatës Kushtetues, që nuk kishin fituar as magjistraturën.

Sot me ndihmën e Dvoranit mazhoranca bëri një puc kushtetutës . Ramaforma është në impelmentim të plotë.

E gjithë kjo loje nuk është reforme por grusht shteti që të ruhet statusquo-ja e ekonomisë që po jep shpirt . Të mos e harrojnë se ccfarë shkroi vetëm para pak ditësh Banka Botërore dhe alarmi që ajo ngriti.

Modifikuar më Tuesday, 12 November 2019 14:14
Login to post comments