Publicisti nga Amerika, Uk Lushi i ka quajtur budallenj njohësit e çështjeve politike të cilët kërkojnë që Republika e Kosovës t’i bashkangjitet projektit të ashtuquajtur Mini-Shengen Ballkanik, pa përfunduar punët mes Kosovës dhe Serbisë
Ai ka komentuar në lidhje me këtë çështje me anë të një postimi në Facebook, ku kritikoi Republikën e Shqipërisë për iniciativat rajonale.
“Ata shqiptarë apo gjoja njohës të çështjeve politike që kërkojnë nga Republika e Kosovës t’i bashkangjitet projektit që po quhet Mini-Shengeni Ballkanik pa u kryer punët mes Kosovës dhe Serbisë janë ose budallenj ose antishqiptarë. Republika e Shqipërisë nuk ka çka merr turr në iniciativa rajonale ndërkaq që angazhimi për finalizimin e ndarjes Kosovë-Serbi është në vlug”, ka shkruar ai.
Më poshtë Lushi ka theksuar se së pari duhet të mbyllen çështjet shtetërore midis Kosovës dhe Serbisë, dhe më pas bashkëpunimet rajonale nuk duhet të mungojnë, por asnjë projekt i tillë nuk mund të zëvendësojë procesin e bashkangjitjes së vendeve të Ballkanit në BE.
“Dy gjëra janë thelbësore: Së pari, duhet të mbyllen çështjet shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë Dhe së dyti, bashkëpunim rajonal duhet të ketë por asnjë projekt rajonal nuk mund të jetë zëvendësim për procesin e bashkangjitjes së vendeve të Ballkanit BE-së”, ka përfunduar ai.
Uk Lushi është analist i cili vepron në Amerikë, njëherësh njihet edhe si ish’pjesëtar i Batalionit Atlantiku, batalion ky që u bë pjesë e rëndësishme e UÇK’së në luftën çlirimtare të vendit.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Ata shqiptarë apo gjoja njohës të çështjeve politike që kërkojnë nga Republika e Kosovës t’i bashkangjitet projektit që po quhet Mini-Shengeni Ballkanik pa u kryer punët mes Kosovës dhe Serbisë janë ose budallenj ose antishqiptarë. Republika e Shqipërisë nuk ka çka merr turr në iniciativa rajonale ndërkaq që angazhimi për finalizimin e ndarjes Kosovë-Serbi është në vlug.
Dy gjëra janë thelbësore:
1) Së pari, duhet të mbyllen çështjet shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë
dhe
2) Së dyti, bashkëpunim rajonal duhet të ketë por asnjë projekt rajonal nuk mund të jetë zëvendësim për procesin e bashkangjitjes së vendeve të Ballkanit BE-së’…