Meta në krah të banorëve të unazës, thirrje shqiptarëve: Mos toleroni kapjen e institucioneve të drejtësisë

E mërkurë, 13 November 2019 21:21

Pyetjes së gazetarëve nëse do të mbështesë të drejtat e banorëve të “Unazës së re” , Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se ka qenë dhe do të jetë në krah të shqiptarëve që kërkojnë të drejtën e pronës. Ai u bëri thirrje shqiptarëve të reagojnë ndaj lëvizjeve të mazhorancës për të kapur institucionet e drejtësisë, pasi siç tha ai, kjo do të sjellë dhunim, pëfshirë dhe të drejtës së pronës.

"Presidenti është shprehur në mënyrë sistematike. Çdo qytetar shqiptar të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për rëndësinë e madhe që ka garantimi i funksionimit të shtetit të së drejtës, larg kapjes së pushteteve. Sepse kapja sjell dhunim, përfshirë dhe të drejtës së pronës. Kanë qenë të tëra mundësitë që me dialog kjo situatë të zgjidhej” u shpreh Meta.

Modifikuar më E Enjte, 14 November 2019 09:24
Login to post comments