Presidenti Meta, tregon rastin e Arta Markut: Disa ambasadorë të huaj e kanë kaluar statusin e tyre

Hënë, 18 November 2019 21:19

Presidenti Meta në studion e Eni Vasilit në Top Channel i pyetur se pse shpalle “person non grata” ambasadorin e OSBE, Boshard tha se duhet se Shqipëria duhet të jetë e pavarur pasi jemi shtet sovran dhe nuk ka pse disa diplomatë të huaj mbështesin kryeministrin për të kapur krejt shtetin apo duke e ndihmuar që Rilindja të kap krejt sistemin e drejtësisë.

Më tej presidenti theksoi se dhe me prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, Arta Marku ishin diplomatët e huaj dhe disa organe të specializuara që dërguan letër te parlamenti se votimi i Arta Markut ishte kushtetues. Ndërkohë që ajo ishte zgjedhje antikushtetuese.

Ndaj nuk do të jetë e lehtë përballja me ta. Edhe ambasadori i BE, Soreca, po ndihmon qeverinë për të kapur gjykatën kushtetuese. Natyrisht që jo të gjithë ambasadorët janë me synime të tilla.

Modifikuar më Tuesday, 19 November 2019 10:41
Login to post comments