Nga Tritan Shehu
Po vijne nga qeverisja disa sinjale “timide” per nje “strategji te re” testimesh te shumta, te cilat ne prej javesh po i kerkojme si dalje nga Strategjia pasive e kalim ne ate aktive te OBSh: test, test, tes, identifikim, izolim, mjekim, baze kjo dhe per “hapjen”.
Ju thame se per kete duhet vendosur ne rolin e tij mjeku i familjese, Qeveria mbasi nenqeshi, e vendosi me ne fund ate ne “call center”!!!
Kur ne i shpjeguam se kjo strategji e re testimi te gjere virusologjik me PCR dhe imunologjik per IGG e IGM, kerkon aktivizimin e te gjithe resurseve laboratorike, ju sekuestruan materialet..!
Ku ne ju treguam konkretisht edhe se ku jane strukturat laboratorike per se paku dhjete fishimin e ekzaminimeve me PCR, ju i cuat policin!
Ndersa per metodat imunologjike, qe keto dite jane shtuar fluturimthi ne bote nga imunokromatografia e deri te ELISA, kur ju shpjeguam se mund te realizohen ne vendin tone ne se paku ne 20 qendra laboratorike, mjafton te liberalizoni procedurat e te rimbursoni qytetaret...mallkuat!
Tashme fillojne ta artikulojne si Zhvejku domosdoshmerine e “shtimit te testimeve”!
Duhet te jemi te qarte, ne nuk kerkojme autoresine, kerkojme qe te dilet nga kjo “guacke” centraliste, jo transparente, blokuese per te bere ate qe duhet dhe per te kaluar neser ne nje “hapje”, ashtu si po vepron “Bota e zhvilluar”!
Vetem keshtu duke vepruar me qartesi e energji, do te mund te kontrollojme epidemine si dhe te “pajisim” qytetaret tane me ”pasaportat” imunologjike, sot objektiv kudo.