“Parakusht që vendi të ecë përpara”, Basha: Jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë atë dhe shërbëtorët e tij

E mërkurë, 20 May 2020 17:29

Lideri i opozitës, Lulzim Basha thotë se tani është koha që jo vetëm duhet larguar qeveria e kryeministrit Edi Rama. por edhe ndëshkuar me vënien para drejtësisë.

Me shembjen e Teatrit, kreu i PD tha se është e dhimbshme që gjërat duhet të shkonin deri këtu.

“Edhe në media europiane edhe institucionet europiane kanë folur sot dhe dje me mesazhe shumë të qarta. Eshtë e dhimbshme që të humbë një sakrificë e tillë. Eshtë e dhimbshme që gjërat duhet të shkonin deri këtu. Dhe jam dakort që ky është një çmim shumë i lartë për t’u paguar, për të ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar Bashkimin Europian që kemi te bëjmë me një autokraci, me një kakistokraci. Po ky është çmimi i një beteje të cilin kemi 7 vite që e paguajmë. Imagjino si do të ndiheshin në vendin tim ku për vite me rradhe denoncoje të keqen dhe në vend që të arrije vetëdijësim dhe veprim, për shkak të vendosjes së stabilitetit mbi demokracinë shikoheshim ne si delja e zezë, shikoheshim ne si problem dhe jo ata që sollën kriminelët në Parlament, jo ata që e mbushën vendin me drogë, jo ata që shkatërruan ekonominë dhe vendet e punës, që çuan 500 mijë veta në azil që ia nxinë faqen Shqipërisë. Që siç e di fare mirë imazhi i bashkëatdhetarëve të mi, i qindra mijëra bashkëatdhetarëve të mi të ndërshëm është nxirë dukë përfshirë në vendet ku ndodhesh ti (Hollande) dhe në vende të tjera për shkak të veprimeve të kësaj qeverie”.

Basha tha se ndëshkrimi i kryeministrit Rama dhe atyre që i quajti shërbëtorët e tij “është parakusht që vendi të ecë përpara”.

“Tani është koha që të kthejmë faqen dhe të kthejmë faqen do të thotë jo thjesht ta largojmë Ramën, por ta ndëshkojmë Ramën. Jo thjesht të largojmë shërbëtorët e tij, por t’I ndëshkojmë shërbëtorët e tij. Jo thjesht të largojmë të korruptuarit jo, por t’I ndëshkojmë të korruptuarit. Ky është parakusht që vendi të ecë përpara. Fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe kjo është një nga produktet më tejet konsensuale me mbështetjen më të madhe popullore që ka gjeneruar akti barbar me Teatrin Kombëtar”, tha Basha në një intervistë për emisionin Tempora.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...