Greqia zgjerohet me 13 mijë, Shqipëria zvogëlohet së paku me 3 mijë milje!

E mërkurë, 20 Janar 2021 16:58

 

Nga Sali Berisha - 20/01/2021

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendia, deklaroi dje publikisht se si rezultat i marrëveshjes së fshehte Rama - Dendia për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë nga 6 ne 12 milje në detin Jon, dheu helen zmadhohet me një sipërfaqe prej 13 000 milje, kurse Shqipëria automatikisht humbet nga zgjerimi i dheut helen, mbi 3 000 milje ujëra territoriale, shelf kontinental dhe zonë ekskluzive ekonomike e triliona euro depozita nënujore të gazit dhe naftës, të cilat aktualisht gjenden në ujërat territoriale të Shqipërisë dhe - me zgjerimin nga 6 në 12 të ujërave territoriale të Greqisë - kalojnë në territorin ujor të republikës helenike.

Avokat i marrëveshjes së fshehtë të shitjes së detit Rama - Dendia, Edvin Zografi Bis, pas aktit të tradhtisë së lartë kombëtare, ka mobilizuar të gjitha mediat nën kontrollin e tij të Arben dhe Karlo Malavitës, Ymer Çorapes dhe tualetit të Kol Ballës, për të bindur shqiptarët se zmadhimi me 13 000 milje i dheut helen, nuk prek dheun arbëror dhe shqiptarët.

Këta lëpirës antishqiptarë me në krye padronin e tyre Zografin Bis, servirin si të vërtetë matematikën e tradhtisë kombëtare duke u thënë shqiptarëve se ne nuk prekemi nga zgjerimi i Greqisë nga 6 në 12 milje, pasi sipas tyre 12-a është më e vogël apo e barabartë me 6 dhe 6-a është më e madhe apo e barabartë me 12-ën.

Ndërkohë që në të gjithë gjatësinë e zonës, ku distanca ujore midis dy vendeve është nën 24 milje, Shqipëria dhe Greqia do të marrin barabartë në raport 1:1 dhe jo në raport 2:1 siç merrnin para marrëveshjes së fshehtë Rama - Dendia kur Shqipëria ishte me 12 milje dhe Greqia me 6 milje ujëra territoriale në detin Jon.

Si përfundim, deklarata e Nikos Dendia fakton qartë dhe përfundimisht shitjen në një akt tradhtie të lartë kombëtare nga ana e Zografit Bis, të territorit ujor, pasurive përrallore nënujore dhe hapësirës ajrore së Shqipërisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...