SHBA: Kina po zbaton politika të “gjenocidit” ndaj ujgurëve

E Enjte, 21 Janar 2021 18:06

 

Në orët e fundit të administratës së Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të martën etiketuan zyrtarisht politikat e qeverisë kineze ndaj komunitetit myslimanë të ujgurëve dhe pakicave të tjera në rajonin veriperëndimor të Xinjiangut si "gjenocid".

“Pas ekzaminimit të kujdesshëm të fakteve në dispozicion, unë kam përcaktuar se Republika Popullore e Kinës, nën drejtimin dhe kontrollin e Partisë Komuniste Kineze, ka kryer gjenocid ndaj ujgurëve kryesisht myslimanë dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare në Xinjiang", tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përmes një deklarate të martën.

I emëruari i Presidentit të zgjedhur Joe Biden për postin e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken tha se ai është dakord me përcaktimin e politikës nga zoti Pompeo se Partia Komuniste e Kinës është angazhuar në gjenocid ndaj popullatës myslimane të ujgurëve.

That's my judgement as well," said @ABlinken when asked by @LindseyGrahamSC if he agrees with @SecPompeo's policy determination today that #CCP's suppression against #Uighurs is #genocide. @VOANews pic.twitter.com/8Yn7PoASpz

— VOA Nike Ching 张蓉湘 (@rongxiang) January 19, 2021
"Ky është edhe gjykimi im", tha zoti Blinken para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, gjatë seancës së tij të konfirmimit të martën.

Shtetet e Bahkuara prej shumë vitesh kanë kritikuar politikat kineze të burgosjes dhe riarsimimit në Xinjiang, por deri tani nuk i quanin ato zyrtarisht si politika të gjenocidit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...