Detaji/ Çfarë ndryshoi tek Lulzim Basha pas intervistimit nga prokurorët belgë

Diel, 13 February 2022 14:17

 

Lulzim Basha duket ka ngecur brenda dosjes hetimore për 3.4 milion eurot, që erdhën me Toyota Auris nga Belgjika. Spekulimet janë shtuar nga këmbëngulja e prokurorëve belgë, që e morën në pyetje për herë të dytë të enjten.

 

Drejtësia shqiptare i “ka larë duart” me kohë. Basha pagoi 50 mijë lekë gjobë për akuzën ndaj Taulant Ballës, që u konsiderua shpifje, ndërsa Ervis Vladi, personi që nisi makinat me euro nga Belgjika u dënua me 1 vit burg. Të tjerët u shpallën të pafajshëm.

 

Por kjo histori nuk është kaq e thjeshtë për autoritetet belge. Ata nuk e kanë shpërfillur deklaratën e Lulzim Bashës në parlament, pas së cilës dy kushërinjtë, Ervis dhe Alfred Vladi u arratisën.

Në fakt, pas takimit me prokurorët belgë këtë të enjte, tek Lulzim Basha u vu re një ndryshim 180 gradë i qëndrimit që kishte mbajtur në fillim për dosjen.

Si nisën hetimet për dekonspirim të aksionit policor

Disa muaj pas kapjes së 3.4 milion eurove në mjetin Toyota Auris në Durrës, Basha u thirr në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Prokurorët shqiptarë nisën hetimet për dekonspirim të aksionit për kapjen e Alfred Vladit, i cili ishte personi që do të priste makinat me paratë në Durrës, në datën 24 Qershor 2018.

Lulzim Basha akuzoi Taulant Ballën në parlament tre ditë para, pra në datën 21 Qershor. Hetimet në ngarkim të Bashës u kryen për ta fajësuar për arratisjen e kushërinjve Vladi, njëri në Belgjikë, tjetri në Shqipëri. Hetimet në Shqipëri për këtë çështje janë mbyllur. Në Belgjikë vazhdojnë ende.

Shpërfillja e “sekretit hetimor” pas marrjes në pyetje nga prokurorët shqiptarë

Kur dëgjoi akuzën për dekonspirim të aksionit nga prokurorët e Krimeve të Rënda, Basha kundërsulmoi fort. Sipas tij, prokurorët po i trajtonin lidhjet e krimit me politikën si sekret shtetëror. Në tetor të 2018 ai bëri këtë deklarëtë, në dalje të prokurorisë:

“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave rë krimit nëpërmjet Toyota Auris. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike dhe në trafikimin e paligjshëm të parave të pista të krimit janë të vërteta. Në këtë aferë janë të përfshirë edhe dy deputetët të tjerë, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja. Kam ardhur me shumë dëshirë sot në prokurori për t’ju dëhmuar shqiptarëve se ku ka degraduar sistemi i prokurorisë shqiptare. Në vend se të hetojë se kush qëndron pas transaksioneve kriminale të miliona eurove me tojota, në vend se të hetojë se kush I garanton, po e trajton këtë si nxjerrje të sekretit shtetëror. Prokuroria ka prova dhe fakte të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Për të kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Por e kapur nga pushteti kriminal i Ramës dhe nga krimi i organizuar, po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror” tha Basha.

Kujdesi për “sekretin hetimor” pas marrjes në pyetje nga prokurorët belgë

Rreth 3 vite më pas, qëndrimi për çështjen e sekretit hetimor ka ndryshuar totalisht. Në dalje të prokurorisë, në 11 Shkurt 2022, Basha u shpreh i rezervuar me gazetarët, të cilët ishin kuriozë për detaje të dosjes:

“E vetmja gjë që mund t’ju them. E para punës, prokurorët belgë kanë pasur një veprimtari përtej personit tim. Dhe besoj se këtu nuk e thyej sekretin hetimor, se edhe ajo është e rëndësishme të mbahet. E dyta që mund të them, unë personalisht kam bindjen, por ama aq sa ndava me prokurorët belgë, që ishte një intervistë konstruktive dhe që i shërben hetimit dhe siç mund ta kuptoni me hetimet në zhvillim e sipër, nuk mund të flas për detaje të tjera” tha Basha.

Dy pyetjeve të radhës, iu përgjigj shkurt, duke përsëritur “Sapo i dhashë përgjigje kësaj pyetjeje”. Tek Basha u vu re një reflektim drastik në komunikim. Tani, jo vetëm që nuk përmend më emra të politikanëve socialistë të përfshirë në këtë çështje, por u shpjegoi edhe gazetarëve rëndësinë e sekretit hetimor.

Mbetet për t’u parë nëse belgët do të ngrenë akuzën për dekonspirim të aksionit për kapjen e Ervis Vladit në Belgjikë, i cili u arratis pas deklaratës së Bashës për milionat e eurove me Toyota Auris, por ajo që dallohej lehtë tek Basha, ishte vendimi për të qenë i rezervuar dhe që goja të mos i flasë më para mendjes mbi një çështje në hetim.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...